• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Për dinjitet Berisha duhet të përballej me drejtësinë, ja 3 momentet kur e ka dëmtuar PD-në

by Java News
24/10/2023 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Fatbar Kadilli ka deklaruar se Sali Berisha duhet të ishte përballur sot me drjetësinë, për akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Kadilli tha se 3 janë momentet kur Berisha ka dëmtuar PD, ndërsa shtoi se vendit i duhet një opozitë e vërtetë që të mendojë për projekt politik e jo të ikë pas halleve të liderit.

Sipas tij, Berishën në këto momente nuk e mbështesin shumë demokratë, e kjo u pa mbrëmjen e të shtunës kur në seli u mblodh një grup i vogël demokratësh.

Intervista e plotë:

Ju jeni ndër të parët që kërkuar largimin e tij nga partia pas shpalljes non grata nga SHBA, po sot që është i dyshuar për organet e drejtësisë për korrupsion hetim çfarë mendoni?

Pas humbjes katastrofike të 2013 kur ishte në pushtet, Berisha dha dorëheqjen por nuk hoqi dorë nga ndikimi në PD. Me shpalljen non grata e futi PD në krizë më të thellë. E treta sot kur kemi edhe një procedurë juridike ndaj tij. Për dinjitetin të funksioneve që ka pasur duhet të shkonte sot në gjykatë dhe të përballej me drejtësinë e mos fshihej pas flamurit të partisë dhe logos. Ai flamur dhe logo na tokon edhe ne.  A është i pafajshëm? Këtë nuk e vendosim ne.

Demokratët sot janë të përçarë por Berisha tërhoqi shumicën. Si do ndikojë fakti që Berisha mund të shkojë në bankën e të akuzuarve?

Unë nuk i ndaj dot demokratët. Ata që kanë shkuar pas Berishës kanë shkuar se kanë pasur besim në zotësinë e tij politike e në mekanizmat e pushtetit që i ka të shumta, e kanë besuar që do ja dalë. 14 maji ishte një ngjarje e rëndë. Humbja në Kukës ishte edhe një gjë më e rëndë. Hallin e tij juridik ta zgjidh në gjykatë. Ne si opozitë kemi një aleat, reformën në drejtësi. Në këtë vend nuk ka pasur drejtësi të pavarur nga pushteti. Si mund të ketë drejtësi kur ne i shajmë prokurorët, i quajmë të kapur e peng. Ne duhet ti japim besimin drejtësisë. Demokratët e dhanë shenjën e tyre atë natë që ndodhi ngjarja. Atë ishin shumë pak demokratë.

Sot një numër jo i vogël të kampit të majtë janë në duart e drejtësisë. Pasuesit e Berishës thonë se SPAK po zbaton një skenar të qeverisë. Ju si mendoni? Kush është besueshmëria e SPAK?

Ata që mendojnë që opozita është Berisha kanë të drejtë të mendojnë ashtu. Berisha është njësoj si Rama dhe ka të njëjtat vese, ndaj nuk e mund dot. Ne duam një opozitë të re që nuk shkon pas halleve të liderit. Uroj që demokratët të kuptojnë që duhet të bashkohen drejt një projekti politik që i jep përgjigje se çfarë duan shqiptarët./m.j

 

Next Post
Qëlloi me armë zjarri, dalin detaje të reja për policin e “Shqiponjave”: Punonte si truprojë…

Emri/ Përvetësoi mbi 8 mijë euro duke mashtruar, arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë, detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In