• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli për ’11 shkurtin’ e Berishës: PS largohet me votë, jo me mentalitet bolshevik! McGonigal? Ramën e shoh…!

by Java News
07/02/2023 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një protestë e thirrur nga Foltorja, s’është gjë tjetër veçse një retorikë e vjetër e cila mban vetëm një slogan, “rrëzimin e Edi Ramës”, por gjithnjë dështon. Ky ishte opinioni i Fatbardh Kadilli i Këshillit Kombëtar të PD-së i pyetur nga gazetari i Report Tv Arbër Hitaj.

Kadilli shprehet se e vetmja shpresë që opozita t’i bëjë ballë mazhorancës është bashkimi, por vetëm nëse këto dy kampe nuk do të kenë qëllime egoiste. Për Kadillin dalja me dy kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit do të siguronte një disfatë të demokratëve përballë kampit socialist.

I pyetur se ku është “ngërçi” i demokratëve, Kadilli u shpreh se është mentaliteti dhe mungesa e një fryme të re në politikë.

“Foltores i mungon projekti, se është e shkuar s’ka asgjë te re. Mosha nuk është rinia, rinia është mendimi dhe sjellja e re. Mënyra sesi perceptojmë, nëse unë kujtoj periudhën e bolshevizmit, unë s’jam njeri. Ama mendimet e reja janë gjëra të tjera. Përgjegjësia e Berishës është pikërisht kjo, fakti që është i të njëjtit mentalitet, s’ka projekt të ri.

Qëllimi i tyre është egoist.”- tha Kadilli për Report Tv.

Kandilli thotë se do e konsideronte t’u bashkohej demokratëve për zgjedhjet vetëm në rast se do të kishin një projekt politik, i cili dukshëm mungon.

“Në rastin që ne dalim me dy kandidatë ose me lista, kemi nënshkruar humbjen. Unë s’bëhem pjesë e asnjërës palë, u kërkoj demokratëve nqs duan ta ndaj në partinë le ta ndajnë me marrëveshje, mos të presin gjykatën. Skam dëgjuar asnjë projekt politik prej tyre se do bashkohesha.”- vijoi ai.

Por edhe pse në shpesh është përmendur se një bashkim do e “shpëtonte” partinë demokratike, për Kandillin, as ky version nuk është premtues.

“E keqja është që palët janë bërë të verbër ndaj arsyeve që kanë zgjedhur ndaj një lideri ose ndonjë tjetri. Asnjëri s’thotë asnjë më tepër të asaj që thotë Berisha. Ajo që u intereson është se kujt do i përkasë “fatura” e humbjes. Është turp të bashkohen tani dhe nëse ndodh është që të rrisnin numrin e karrigeve të deputetëve, këto janë lojëra.”- tha Kadilli.

Sa i takon protestës së thirrur nga Berisha, Kadilli e cilëson qëllimin dhe moton e protestës së Berishës pa sens.

“Rama rrëzohet me votë, as me dhunë as me protestë. Kemi 10 vjet që e “rrëzojmë” njëherë në 3-4 muaj kur bëjmë protestë. Se rrëzon forca politike kundërshtarin politik, e rrëzon populli. Gjithë ajo çështje natyrisht që është në dëm të qeverisë dhe opozita duhet të japë maksimumin për këtë. Por duke bërtitur, nuk ja shton dot vlerën. Unë e shoh Ramën, me shenja të forta nga perëndimi, të izoluar dhe provat janë ekspozimet e tij në mediat e huaja. Pra ka nisur rënia e tij.”- përfundoi ai./m.j

Next Post
VIDEO/ “E zbuluam nga ulërimat”, ndodh mrekullia nga ekipi shqiptar në Turqi, pas 31 orësh shpëtojnë 4-vjeçaren

VIDEO/ "E zbuluam nga ulërimat", ndodh mrekullia nga ekipi shqiptar në Turqi, pas 31 orësh shpëtojnë 4-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In