• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Opozitës i mungojnë në inventar 50% e votuesve të saj

by A R
07/03/2022 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat, Fatbardh Kadilli, tha për ‘Kontrast’ se zgjedhjet e pjesshme lokale treguan që 50% e demokratëve nuk pajtohen as me Berishën dhe as me Bashën. Sipas tij, i pari përfaqëson të shkuarën, ndërsa i dyti është një humbës serial që nuk reflekton.

Kadilli shtoi se fitorja e Berishës në Shkodër apo votat e disa kandidatëve të tij tregojnë se zgjedhjet nuk janë prekur.

“Rezultati konfirmoi atë që kam paralajmëruar, madje shpesh herë edhe i vetëm, sepse gjithmonë njerezit kanë menduar që zgjidhja vjen nga një lider. Janë mësuar ta gjejnë zgjidhjen nga dikush dhe jo nga përpjekja e tyre. Unë e kam parashikuar që për çdo votë të PD-së, ‘Foltorja’ plus LSI-ja do të marrin dy vota. Dhe pak a shumë ashtu doli rezultati, 1 me 2. Por nuk jam i gëzuar, sepse nëse e kemi paralajmëruar më të keqen, kjo nuk do të thotë se e keqja na gëzon. Rama rikonfirmoi sot rezultatet e veta në mënyrë të panjollosur, sepse në 25 prill 2021 është i njollosur nga akuzat. Afërsia e rezultatit të bën të dyshosh se nuk i ka future duart në zgjedhje. Ne kemi rastin e Dibrës ku me pjesmarrje më të ulët se zgjedhjet e mëparshme, kandidati i Berishës ka më shumë vota. Çfarë mund t’i themi këtij rasti? Pra nuk i janë prekur votat. Rezultati real i votave është që 15% i merr Basha, 20% i merr Berisha dhe pjesa tjetër nuk voton fare. Opozitës i mungon në inventar 50% e votuesve të saj. Një shumicë e heshtur e opozitarëve nuk gjejnë përgjigjë as te Berisha, as te Basha. Sepse njëri është e shkuara ndërsa tjetri është një humbës përsëritës që nuk lodhet” – tha Kadilli për ‘Kontrast’ në Report TV.

Nëse një bashki mbetet pa kryetar një vit para zgjedhjeve të ardhshme, nuk është e nevojshme të ketë zgjedhje të reja. Ky është propozimi i Fatbardh Kadillit, i cili për emisioin ‘Kontrast’ tha se kjo situatë nuk i motivon qytetarët.

Ish-deputeti propozoi rishikimin e ligjit elektoral dhe shpjegoi pse ishin të panevojshme zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

“Këto zgjedhje ishin të panevojshme dhe duhet parë ligji elektoral. Madje është fyese për votuesit. Pse duhet të zgjidhen për një vit kur buxhetin ia ka miratuar paraardhësi. Kjo nuk i motivon qytetarët të votojnë. Kështuqë duhet parë ligji që nëse ka mbetur më pak se një vit nga përfundimi i mandatit të mos ketë zgjedhje” – tha ai për ‘Kontrast’ në Report TV.

I pyetur për deklaratat e Berishës dhe Bashës pas rezultatit të 6 Marsit, Kadilli tha se të dy së bashku janë arsyeja kryesore pse gjysma e opozitarëve nuk iu përgjigjen thirrjes për pjesëmarrje.

“Janë të dy shumë të natyrshëm dhe të sinqertë. Basha tha se është gati të bëjë gjithçka ta mbajë Partinë Demokratike. Ndërsa Berisha thotë ‘meduza’ dhe e ka me Ramën. Ajo që kanë nevojë njerëzit është opozita reale. Basha dhe Berisha nuk fitojnë dot as së bashku, as të mbledhur e as të shumëzuar. A kanë ndjekës? Sigurisht që kanë sepse kanë fanatikë që u kanë bërë ndere. Por fakti që gjysma e opozitarëve nuk u erdhën në zgjedhje domethënë që nuk presin gjë prej tyre” – deklaroi Kadilli.

/a.r

Next Post
Pas humbjes shokuese/ Alizoti kundër Bashës: Të largohet nga PD, nuk e kuptoj pse qëndron ende…!

Pas humbjes shokuese/ Alizoti kundër Bashës: Të largohet nga PD, nuk e kuptoj pse qëndron ende...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In