Humbja e thellë e opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit, ka sjellë debate të shumta mbi ekzistencën e vetë PD-së. Pas tërheqjes së Alibeajt nga kreu i partisë, kërkohet edhe mbajtja e përgjegjësisë nga ana e Berishës.
Për këtë, ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e emisionit ‘Real Story’ me Sokoll Ballën, u shpreh se anëtarë të Rithemelimit në rrethe të ndryshme të vendit duan që Berisha të dorëhiqet por nuk kanë kurajon e duhur për t’ja thënë diçka të tillë. Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet e 14 majit, Kadilli tha se ky është një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.
“Si tek PD si tek Rithemelimi pjesa dërrmuese janë burokratë politikë. Tek Rithemelimi presin se çfarë do thotë doktori. Unë kam takuar një pjesë të tyre që mendojnë se Berisha duhet të ikë por nuk e thonë këtë. Sot kam pasur kontakte me disa rrethe të pjesës së Rithemelimit, janë të gjithë gati të mbyllin ‘dyqanin’ edhe pse nuk kanë kurajo ta thonë. Për herë të parë kam parë që mitingjet e Ramës ishin më të mëdha se ato të Berishës. Bojkoti i qytetarëve i jep një mesazh edhe Edi Ramës”- tha Kadilli.
/a.r