• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Berisha s’duhet të ishte në politikë që në 2013, imponohet në PD prej mefshtësisë së Bashës! Heshtja e tij po inkriminon partinë në raport me SHBA

by Java News
27/08/2021 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës duke thënë se mefshtësia dhe heshtja e tij para kërkesë së SHBA-së për moslejimin e futjes së Berishës në Kuvend, po inkriminokryesoren marrëdhëniet e partisë me një prej aleatët më të fortë. Në një intervistë për Report Tv, Kadilli tha se është e pakonceptueshme që në vend që të flasë Kryetari i partisë, flet ish kryetrari, i cili vijon të imponojë modelin e tij në parti.

Kadilli tha se Berisha duhet të ishte larguar që prej 2013 nga politika, por paaftësia e Bashës për të bërë liderin, po bën që sot Berisha të mbajë peng partinë lidhur me tensionimin e marrëdhënieve me SHBA që pas shpalljes së tij ‘non grata’.

“Basha nuk ka pasur një qëndrim të qartë për çështjen më të rëndësishme në raport me SHBA, aleatin më të rëndësishëm që ka qenë pjesë që nga krijimi në ditën zero. Basha nuk po flet, por PD nuk mund të rri pa zërin e kryetarit. Ca është ai kryetar që nuk flet dhe flet ish kryetari? Për çfarë na duhet kryetrari? Ne po shohim që Berisha po imponon modelin e tij edhe pas 30 vitesh, këtë do vazhdojmë të bëjmë akoma?

Prandaj ne nuk mund të ikim nga partia por duhet të luftojmë për ringritjen e saj, pasi Basha është një i mefshtë që nuk mund të bëjë liderin në parti. Çdo demokrat duhet të bëjë përpjekjet e tij, të jetë vetëveprues dhe të mos presë nga Basha të bëjë këtë apo atë, apo të pres oportunizmin se po fiton ndonjë gjë nga Basha. Edhe po të mos ishte ngërçi me SHBA, Berisha nuk duhet të ishte në politikë që në 2013, që këtu ne kemi humbur besimin dhe moralitetin. Tani vjen SHBA e thotë se hoqët ju po kërkojmë ta heqim ne. Kështu ne bëhemi të pabesueshëm për demokratë dhe opozitën në vend”, tha Kadilli.

Kadilli bëri të qartë se ai nuk do të heq dorë nga përpjekja për të marrë PD dhe ai ka paraqitur 5 sfida për të rikthyer opozitë në politikë. Ai tha se asnjëherë nuk është vonë dhe se gjithkush është i ftuar t’i bashkohet kësaj filozofie. Në lidhje me mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kadilli tha se nuk pret asgjë pasi është thjeshtë takim formal dhe nuk do të ketë diskutime.

“Do doja që Këshilli Kombëtar të kishte mbledhje dhe diskutime të hënën, por do të jetë thjeshtë formale. Sot kam publikuar 5 sfidat që rikthejnë opozitën në politikë. Asnjëherë nuk është vonë, gjithkush është i ftuar t’i bashkohet kësaj filozofie të re. Nuk heq dorë nga përpjekja për të marrë PD.

Lufta politike humbet besimin nëse nuk ka arsye të vërteta dhe të gjithë kolegët e mi duhet të flasin dhe të mbajnë përgjegjësi për të çliruar PD nga fanatikët dhe të mos sillen si oportunistë në PD. sot duhet t’i propozojmë demokratëve dhe shoqërisë opozitare një platformë tjetër që do të sjellë ringritjen e PD, nuk më intereson Basha apo Berisha, por besimi i partisë. Duhet një kod i ri zgjedhor për t’i hequr monopolin kryetarit të partisë, të kemi një balancim të kushtetutës, referendum dhe ndarje e re territoriale, lufta politike duke përdorur korrupsionin humbet besimin’, tha Kadilli.

Në lidhje me vendimin e Mark Markut për të lënë mandatin e deputetit, për Kadillin ky ishte një vendim drastik dhe se Marku nuk duhej të dorëzohej por të vijonte luftën brenda PD  për të ringritur partinë. Kadilli tha se Marku bëri reflektimin që në fakt duhet ta kishte bëra Basha me arsyet se pse la mandatin.

/m.j

Next Post
“Arritje e paparë”/ Abazoviç për kokainën e kapur në Mal të Zi: Vlen mbi 100 milionë euro. Këto gjëra presin…

“Arritje e paparë”/ Abazoviç për kokainën e kapur në Mal të Zi: Vlen mbi 100 milionë euro. Këto gjëra presin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

Eksperti: Gjykimi i Hagës u bë në unison me prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore

September 17, 2026
Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

September 17, 2026
Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com