• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Berisha e Basha të padobishëm, shqiptarët kanë nevojë për një projekt të ri politik

by Java News
05/12/2023 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në një lidhje live me “Real Story” analizoi veprimet e kësaj partie dhe zhurmën e shkaktuar në seancat plenare, por edhe në komisionet parlamentare.

Ai tha se Partia Demokratike është tretuar në vlera dhe është ndarë në fragmente, të cilat sipas tij përplasen për interesa personale dhe jo për interesin e atij grupi njerëzish, të cilët i kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ai tha se “copëzat” e Berishës dhe Bashës, janë dy enë politike, të cilat nuk komunikojmë me njëra tjetrën dhe secili është mbyllur në realitetin e vet duke lënë jashtë çdo vlerë tjetër.

“Nga ajo kohë ka rrjedhur shumë ujë. PD jo më që nuk është ajo e 2005 që ngjalli shpresë, janë konsumuar tezat politike, u konsuamuan edhe figura politike, por nuk është as ajo e 2021. Sot PD nuk është as ajo e 2021, sot është e ndarë në disa fragmente, institucionalisht në grupimin e Rithemelimit i mbyllur në kullën e Berishës dhe pjesa zyrtare e mbyllur në flluskën e z. Basha. Secili jeton si realitet më vete duke injoruar dhe  realitete e tjera që janë në parti”, tha Kadilli.

Ai komentoi edhe vizitën e Lulzim Bashës në SHBA, i cili me sa duket, më shumë se për politikë, e përdori për të thënë se e ka derën hapur atje dhe nuk është i ndaluar. Sipas Kadillit, mungesa e Bashës dhe mospërfshirja e tij në politikën aktive gjatë muajve të fundit nuk justifikohet me këtë vizitë.

“Vizë për të shkuar në SHBA kanë shumë njerëz, por nuk prodhojnë politike, Basha si kryetar i forcës zyrtare do duhet të prodhojë politikë. Mungesa e tij, sidomos muajt e fundit, që ka një ndezje të forte politike, nuk justifikohet jo vetëm me vizitë në Amerikë. Secila nga këto fragmente janë pula pa koka nuk komunikojnë dhe janë të shkëputura  nga realiteti politik i shoqërisë shqiptare dhe ndaj janë të padobishëm për shoqërinë”, tha Kadilli.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla, se si i vlerëson politikisht deputetët që bëjnë pjesë në grupimin e Gazment Bardhit, për këtë Kadilli dha këtë përgjigje:

Grupi i deputetëve ka humbur legjitimitetin, sepse nuk kupton atë që thamë më parë, se PD nuk është më ajo që votuan njerëzit me 25 prill 2021. Janë copëza, është bërë si një pllakë e thyer, Dhe ky grup deputetësh kanë mprehur lapsin dhe shohin koeficientin më të lartë, e ka Berisha për të prodhuar deputetë më shumë apo e ka z. Basha për të prodhuar deputetë më shumë.  Prandaj janë të padobishëm për publikun. Shqiptarët kanë nevojë për një projekt të ri politik”, tha ai

Next Post
Drafti i PS për komisionet hetimore, Felaj: I njëjtë me propozimin e Tabakut

Drafti i PS për komisionet hetimore, Felaj: I njëjtë me propozimin e Tabakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In