• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli: Bashkimi i Bardhit me Berishën, lajmi më i mirë për Ramën

by Java News
06/09/2023 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikani Fatbardh Kadilli ka komentuar ngjarjet e fundit mes dy grupimeve të PD-së ku duket se Bardhi dhe Berisha po arrijnë të kenë një marrëveshje mes tyre. Kadilli e quajti amoral bashkimin e tyre dhe shtoi se kjo lëvizje do të gëzojë Edi Ramën.

Kadilli shtoi se si Bardhi dhe Berisha kanë akuzuar rëndë njëri-tjetrin, ndaj së pari duhet të jepnin një shpjegim nëse ato akuza që “bërtisnin” më parë kanë rënë.
“Lajmi më i mirë për Edi Ramën. Doni ta gëzoni Edi Ramën, vazhdoni të mbështesni këtë bashkim amoral që nuk ka asnjë lloj kredenciali jo vetëm moral, por edhe nga aspekti njerëzor. Kur një njeri ndryshon qëndrimin politik, duhet minimalisht të japë një shpjegim. U bashkuan sot ata që u ndan para dy vitesh.

Para dy vitesh kur u ndanë kishin disa arsye politike, këto arsye politike, ranë? Nuk janë më? Këta njerëz që sot vajtën atje, në 18 dhjetor mbanin fjalime patetike, si hartime kalamajsh, si kaposhi mbi plehun kapardisej Gaz Bardhi e ca të tjerë në 18 dhjetor të 2021 duke marrë rezoluta dhe vendime të rëndësishme për të ardhmen e PD-së, kundër Berishizmit, në aleancë me partnerët ndërkombëtarë e të tjerë, ku janë këto akuza”,-tha Fatbardh Kadilli në “Now me Erla Mëhillin”  në Euronews Albania.

Next Post
Shtyrja e masave kufizuese, Minxhozi: Preferoj mos krahasoj Shqipërinë me Italinë! Mund të ketë surpriza

Aritmetika e emocioneve që mbushi tryezën e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com