• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

by A R
27/01/2026 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesëdhjetë e pesë punonjës të Kadastrës së Vlorës kanë kundërshtuar sërish vendimin për zhvendosjen e institucionit drejt Tiranës. Prej dy ditësh ata kanë kundërshtuar këtë vendim, i cili sipas tyre ka ardhur në mënyrë të beftë dhe të papritur.

Punonjësit shprehen se zhvendosja është e pamundur për shkak të kushteve familjare, pasi shumica prej tyre kanë familje, prindër dhe fëmijë, çka e bën të pamundur lëvizjen e përditshme apo transferimin drejt Tiranës për të ushtruar detyrën.

Kundërshtimi ka qenë i fortë, madje edhe nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës Sokol Shehaj është shkarkuar nga detyra pasi ka mbështetur punonjësit.

Në një prononcim për mikrofonin e RTSH, ai deklaroi se lirimi i tij nga detyra ka ardhur si masë ndëshkuese për nënshkrimin e peticionit.

“Unë e nënshkrova peticionin, iu bashkova punonjësve. Nisur dhe nga eksperienca e mëparshme që Drejtoria vendore ka qenë gjithmonë në qytetin ku duhej të ishte, aty ku janë pronat dhe s’mund të lëvizin në qytete të tjera. Kjo ishte arsyeja përse mbështeta të gjithë punonjësit dhe për arsyet e tyre familjare.

Një ditë më parë ka ardhur një e-mail për lirim tim nga detyra si masë ndëshkuese për nënshkrimin e peticionit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, afati i fundit për zhvendosjen është fundi i muajit, periudhë gjatë së cilës duhet të spostohet edhe baza materiale e institucionit. Pas kësaj, sipas punonjësve, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me ta.

Ata kërkojnë mbështetje nga mediat, por edhe nga institucionet përgjegjëse, deputetët dhe përfaqësuesit politikë të qytetit të Vlorës.

Next Post
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

January 28, 2026
Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

January 28, 2026
Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

January 28, 2026
Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

January 28, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

January 28, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

Paralajmërimi i Trump për Iranin: Jemi gati si me Venezuelën! Armata masive është nisur, negocioni ose përballuni me..

January 28, 2026
Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

Raste me virusin Nipah në Indi, vendet aziatike forcojnë kontrollet në aeroporte

January 28, 2026
Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

Korreshi ironi te “Ligjet”: Lushnja 4 orë pa drita, më mori plaka në telefon se kishte ftohtë, ngrohej me një bidon me ujë! Doni të hyni në BE me çizme me baltë

January 28, 2026
Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

Gati memorandumi me Indonezinë/ Qeveria shqiptare “me sytë” për punëtorë nga vendi aziatik

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In