• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kadastra bllokon edhe bankat” “Nuk japim dot kredi për shkak të vonesave të gjata për aplikimet”

by Java News
21/08/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas noterëve edhe sistemi bankar shprehet i shqetësuar se Agjencia Kombëtare e Kadastrës ka bllokuar kredidhënien.

Sipas të dhënave gjatë muajit korrik, bankat nuk kanë mundur të miratojnë kredi të reja. Shkak është bërë mos kthimi i përgjigjeve nga kadastra për aplikimet që qytetarët bëjnë për pronat që kërkojnë t’i vendosin si garanci për huadhënien.

Në praktikë është vërejtur një bllokim jo tërësor, pasi procedurat e shpejta dhe me kosto më të lartë kanë funksionuar. Por eficenca është kaq e ulët sa 1 në 5 aplikime merr përgjigje. Kjo na shqetëson dhe na kanë vënë në vështirësi ne si sistem bankar. Të gjitha aplikimet e reja  të korrikut por dhe ato të mbartura nga qershori pë kredi me kolateral nuk ka marrë udhë, pasi pronat as bllokohen as rregjistrohen duke krijuar ngërc për ne- shprehet Spiro Brumbulli, sekretar shoqata e bankave.

Pos kthimi I përgjigjeve në kohë nga ana e kadastrës ka një dëm të kosiderushëm jo vetëm për bankat, por për ekonominë në tërësi. Në një muaj sistemi bankar mesatarisht jep kredi të re 18-22 miliard lekë.

 Bankat kredidhënien e kanë fokus kryesor të punës së tyre. Kjo do të thotë se ne në një muaj nuk I kemi dhënë ekonomisë 18 miliard lekë, duke përjashtuar ato kredi konsumatore të cilat nuk kanë nevojë për kolateral. Pjesa dërrmuese e huadhënies jepet me garanci ndaj dhe për ne komunikimi me Kadastrën është I rëndësishëm- vijon më tej Brumbulli.

Noterët por dhe bankat ankohen për indiferentizmin që po tregon insitucioni I kadastrës përballë kësaj situate.

 Ka një indiferentizëm nga ana e Kadastrës. Pavaresisht një komunikimi që ne kemi patur duke I shprehur shqetësimin e tonë, ajo që vërejmë është se nuk ka një përgjigje prej tyre. Pra ne duam të dimë sa do të zgjasë kjo situatë, kur do të marrin udhë aplikimet, cilat do të jenë afatet e reja të shqyrtimit të aplikimeve?

Gjatë muajit korrik, nga 5500 aplikime që kanë bërë noterët, vetëm 1300 prej tyre kanë marrë përgjigje nga kadastra. Nëse këtyre praktikave do ti shtonim dhe aplikimet e mbartura më herët, mund të thuhet ky insitucion mban peng shërbimet për qytetarët dhe ekonominë.

 

/f.stafa

Next Post
VIDEO/ Të gjithë po e duartrokisnin, shqiptari hidhet nga shkëmbinjtë në det, por e pëson keq

VIDEO/ Të gjithë po e duartrokisnin, shqiptari hidhet nga shkëmbinjtë në det, por e pëson keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

August 27, 2026
Alarmi për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, ndërpriten seancat gjyqësore

Alarmi për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës, ndërpriten seancat gjyqësore

August 27, 2026
Katër skenarë për trupat në Europë, Pentagoni vendos të tavolinë të ardhmen e pranisë ushtarake

Katër skenarë për trupat në Europë, Pentagoni vendos të tavolinë të ardhmen e pranisë ushtarake

August 27, 2026
“Albin nuk kemi gjak për të shkelur” deputetët e PDK dhe Aleancës: Të shkoi jeta duke u fshehur

“Albin nuk kemi gjak për të shkelur” deputetët e PDK dhe Aleancës: Të shkoi jeta duke u fshehur

August 27, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

August 27, 2026
Protesta në Maliq, njerëzit e Adriatik Lapajt sulmojnë dhe fyejnë gazetarët

Protesta në Maliq, njerëzit e Adriatik Lapajt sulmojnë dhe fyejnë gazetarët

August 27, 2026
Krujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

Krujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

August 27, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Kush është personi që plagosi rëndë administratorin e pallatit në Tiranë, sherri nisi për…

August 27, 2026

Më mirë Besa me AI apo Kushtetuta me referendum?

August 27, 2026
Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com