• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kadare përfshihet në polemikën për qëndrimin ndaj Mitrush Kutelit

by Java News
10/09/2015 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Megjithëse është botuar dhe vepra e tij njihet tashmë gjerësisht, për shkrimtarin Mitrush Kuteli nuk ka një botim monografik apo shkencor për krijimtarinë e tij.

Gazeta ‘Standard’ shkruan se kjo do t’i bënte mirë këtij autori për të sqaruar disa anë të errëta, për të cilat është lënë në heshtje prej `44-ës e deri më `90-ën. Ende sot qarkullojnë pasaktësi mbi veprën e tij, që deri në njëfarë mase me mundësi të kufizuara financiare janë kujdesur trashëgimtarët, familja. Janë pikërisht këta, që prej një muaji kanë nxjerrë në qarkullim librin “Netë moldave”, me tregime e shënime, ku ngrihet një nga debatet më të mëdha, çfarë lidhet me heshtjen e Kutelit në diktaturë.

“Nuk dihet saktësisht pse u dënua Kuteli; tezat hidhen midis Kosovës dhe përfshirjes së tij, angazhimit në luftë përkrah forcave gjermane, madje me zëra se u bë pjesë e “Rojës së hekurt”. Me një histori të hershme, kjo vjen e zbardhur vetëm pas 25 vitesh nga familjarët. Pas çlirimit dënohet me dy vite burg, por shkrimtarë të rëndësishëm, zyrtarë të kohës, por edhe sot, shkruajnë të pasigurtë në bëri një apo dy vjet burg?! Kuteli heshti dhe u mor vetëm me përkthime në diktaturë, iu ndalua botimi! Ai u fshi nga lista e shkrimtarëve, ashtu si shumë të tjerëve pas `45-ës” – shkruan ‘Standard’.

Trashëgimtarët për herë të parë ndalen në këto momente, duke dhënë versionin e tyre mbi këto ngjarje të jetës së shkrimtarit. Atalanta, Doruntina dhe Pandeli Pasko në librin “Netë moldave” japin në parathënie e tij dëshminë e tyre, çfarë ka ndodhur me “njollën e errët” kur Kutelit iu edha akuza si “armik i popullit” dhe u dënua “për agjitacion e propagandë”, ndërsa ngrihen nën zë akuza politike, mirëfilli.

Personazhi që i adresohen drejtpërdrejt është shkrimtari Ismail Kadare, të cilin e rëndojnë me akuzën se ka thënë të pavërteta për jetën e Kutelit, të lidhura me momentet që kanë vendosur fatin e tij në diktaturë. Arsyeja pse janë përgjigjur tani, në një libër për të atin, si duket kanë ngacmimin, si shkak, nga dy botime: eseistika “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, si dhe libri i fundit i Kadaresë, “Mëngjeset në kafe Rostand”, me pretendimin se edhe pas diktaturës ky shkrimtar ka bërë të njëjtat “gabime”, si shkrimtarët zyrtarë të kohës, duke mos saktësuar të dhënat mbi jetën e Kutelit, që i kushtoi ndalimin e së drejtës së botimit.

Por, shkrimtari Ismail Kadare ka reaguar ndaj çështjes së hapur në gazetën “Standard” nëse ka qenë Mitrush Kuteli pjesëmarrës në Betejën e Stalingradit.

Si përgjigje ndaj disa shkrimeve në trajtë debati, botuar në gazetën “Standard”, lidhur me pandehmën e pjesëmarrjes apo jo të shkrimtarit Dhimitër Pasko në betejën e Stalingradit, shkrimtari Ismail Kadare, emri i të cilit është përmendur në këto shkrime, i ka bërë një kërkesë gazetës, për të botuar tekstin e tij, lidhur me këtë çështje, marrë nga libri i tij “Mëngjeset në Kafe Rostand”.

Mbi këtë tekst bazohet gjithë dezinformacioni për çështjen e mësipërme.

«Paskon gjithashtu po e shikoja për herë të parë. Ishte, padyshim, shkrimtari që zgjonte kureshtjen kryesore pas Lasgush Poradecit. Ishte i heshtur, por ndryshe nga Greblleshi kishte bërë një a dy vite burg, madje shumë njerëz mendonin se do të hynte përsëri, por kjo, në vend t’ia shtonte druajtjen, për çudi, ia hiqte. Kjo vinte ndoshta nga që si pas një pëshpërime jo fort të besueshme, kishte gjasë që Pasko ishte i vetmi shkrimtar, jo vetëm në Shqipëri, por në krejt kampin socialist, për të mos thënë në krejt botën, që duke qenë oficer në luftën e Stalingradit, në anën e gjermanëve, ishte kthyer shëndoshë e mirë!»  (Marrë nga I. Kadare, “Mëngjeset në Kafe Rostand”, Onufri, Tiranë, 2014, f. 82)

Next Post

Lavrov i bën kritika SHBA-ve për luftën kundër ISIS-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In