• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kacifas”/ Laert Vasili mundohet të qetësojë gjakrat në emisionin grek

by Java News
13/11/2018 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur, Laert Vasili, i ftuar në linjë telefonike në studion e gazetares greke Tatiana Stefanidu, u është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me vrasjen dhe ceremoninë mortore të Konstandinos Katcifas.

Pas debatit që Vasili pati në një studio televizive shqiptare, ku u duk se u kritikua në një farë forme duke iu thënë se po mbronte palën greke, nga ana tjetër në këtë intervistë ai është përballur me “inatin” e grekëve pasi sipas tyre ai kishte mbajtur anën e shqiptarëve dhe kishte deklaruar se “RENEA veproi mirë”.

Gazetarja e ka pyetur hapur se çfarë mendon për këtë çështje, ndërsa Laerti është munduar që gjatë gjithë fjalës së tij, të qetësojë gjakrat dhe të bëjë thirrje që mes shqiptarëve dhe grekëve të mos ketë ndasi, por të gjejnë pikat e përbashkëta që i bashkojnë.

154454

“Unë kam deklaruar dhe po them se kushdo person që del i armatosur para RENEAS apo policisë dhe i kërcënon ata, atëherë ata e kanë detyrë që ta neutralizojnë, duke i bërë thirrje për t’u dorëzuar, duke tentuar ta arrestojnë por nëse ka shkëmbim zjarri, atëherë ata do përgjigjen po në të njëjtën formë. Mesa di unë RENEA i ka bërë thirrje për t’u dorëzuar Kacifas, por ai ka refuzuar duke gjuajtur me armë në drejtim të tyre, e në këtë moment ai është qëlluar për vdekje nga kundërpërgjigjja e policisë. Unë nuk mund të them a bëri mirë apo jo RENEA, dhe nuk jam shprehur se “ përgëzoj RENEA-n”, sepse sido të jetë unë nuk mund ta them këtë kur ngjarja përfundon me viktimë, por di që ata i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar, dhe viktima i ka qëlluar me armë, pastaj, pastaj më tej i takon shtetit dhe strukturave përkatëse ta zgjidhin”, është shprehur Laert Vasili.

Nga ana tjetër Vasili është pyetur se ka përgëzuar RENEA-n dhe policinë për gjatë ceremonisë së varrimit, ku edhe pse pati provokime dhe thirrje të rënda antishqiptare, ata nuk ranë pre e provokimeve dhe nuk pati përplasje, shkruan “Panorama”. Ndërkohë ai është pyetur edhe lidhur me reagimin që bëri kryeministri Rama menjëherë pas ngjarjes.

“A ishte një reagim i denjë ai i kryeministrit Rama lidhur me këtë ngjarje?”, ishte pyetja që iu drejtua Vasilit nga studio, të cilën ai ka preferuar të mos i përgjigjet drejtpërsëdrejti, e duke thënë se kjo ngjarje nuk duhet t’i ndajë këta dy popuj, pasi as një grek nuk përfaqëson një shtet të tërë, e as një shqiptar nuk mund të përfaqësojë shtetin tonë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In