• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kacavirren tek Berisha por unë e mbrojta”/ Grida Duma: Dikush që i thotë vetes “burrë shteti” s’rri e dëgjon si linçojnë ushtarët e tij ata që s’mendojnë si ai!

by Java News
17/11/2021 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma foli për individë që i janë sulur ish-kryeministrit Sali Berisha dhe po kacavirren rreth tij për të përfituar sërish prej tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thekson se Sali Berisha ka sot për detyrë të ndalojë ata që përdorin linçime personale ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe nga ai.

“Dikush që i thotë vetes “burrë shteti”, pasi mbaron së foluri, nuk rri e dëgjon me endje si linçohen nga ushtarët e tij; ata që nuk mendojnë si ai”, shprehet Duma.

Deklarata e plotë:

Për Sali Berishën dhe përfituesit linçues prej tij,

Për politikën dhe për njerëzoren,

Sot, demokratët janë vendosur me pa të drejtë në një betejë kundër vetes.

Se cilët janë përgjegjësit sot për këtë, vetëm koha do ta vërtetojë një ditë.

Derisa të vijë ajo ditë do na ndajnë dy botë; ata që do përfitojnë dhe ata që e dinë që do goditen por qëndrojnë që demokratët një ditë të fitojnë. Pra përfituesit dhe fituesit!

Se si po vepron seicili nga ne në këtë situatë, po ashtu kam bindjen që koha do ta qartësojë një ditë.

Sa edhe kam bindjen që për qëndrimet e mia koha do më japë të drejtë.

Bindjen e qartësinë që kam sot e kam pasur në 2013 kur tradhtarët e tij, përfituesit nga ai me dhjetëra vite madje dhe ata jashtë tij; ju sulën të gjithë Sali Berishës, dhe nuk dilte askush ta mbronte publikisht.

As ata që ju ndryshoi jeta me breza prej tij, aq më pak ata.

E kam mbrojtur unë!

E kjo është e dokumentuar, dhe e fiksuar në kujtesën e demokratëve pa asnjë dritë hije.

E mbroja Sali Berishën si figura politike që mori përgjegjësinë e vet dhe u soll si burrë shteti.

Në atë kohë kur e kam mbështetur nuk kam komunikuar me të as “si” as “pse”; ishte bindje e imja.

Mbështetja ime publike për të, nuk është sot një arsye që unë të kërkoj paqe dhe mirëkuptim nga Sali Berisha, por një arsye më shumë, që të kërkoj prej tij përgjegjshmëri në debatin publik.

Mbi të gjitha i takon atij një guxim njerëzor për t’i thënë vetë gjërat e mira apo të këqija në adresë time apo gjithkujt tjetër.

Por sot shoh sërish skena që përsëriten; shoh se si përpos atyre që e kanë me pastërti reale pjesëmarrjen në përplasjen e brendshme, ka shumë nga ata që i janë sulur e po kacavirren rreth tij, me nuhatje për të përfituar sërish nga ai.

Unë nuk gjykoj këta apo ata aspak!

Natyra njerëzore i ka të gjitha!

Gjykoj dhe kam një reflektim ndaj Sali Berishë-s!

Gjykoj sepse Sali Berisha, ka mundësi që me një fjalë apo gjest, të drejtojë në çast, ndjekesit e ata që kacavirren të pas tij.

Kjo sepse për fat të mirë ose jo, bashkëpunimi me të, më ka mësuar të kuptoj që valenca e tij politike ka ndikim te fortë tek ata që flasin me fjalët e tij, ata që thonë ato që nuk mund t’i thotë dot vetë ai.

Sot Sali Berisha, më e pakta ka detyrë ta përdorë këtë valencë, që ata që sot vërtiten rreth tij mos përdorin linçimin.

Ka detyrë të ndalojë ata që përdorin linçime personale ndaj njerëzve, që ndoshta sot nuk mendojnë si ai, por që për atë vetë, kanë kontribuar e punuar dhe shumë madje.

Dhe këtë nuk ia drejtoj si kërkesë me përulje, por si një reciprocitet minimal!

Dikush që i thotë vetes “burrë shteti”, pasi mbaron së foluri, nuk rri e dëgjon me endje si linçohen nga ushtarët e tij; ata që nuk mendojnë si ai.

Kjo është nga ato besëprerje që nuk kanë lidhje me “burrin e shtetit”.

Ai i detyrohet modelit që duhet të lërë në histori dhe faktit që përfaqëson më shumë se thjeshtë personin e tij individual në trashëgiminë e demokratëve.

I detyrohet të njerëzishmes, etikës dhe politikës që e ka shenjuar për mirë dhe për keq; por që duhet ta shenjojë edhe më shumë për mirë.

Në këtë betejë finale për Sali Berishën do ishte mirë për të dhe të gjithë, të shihej edhe njeriu tek ai.

Në fakt kjo është realisht beteja e tij./m.j

Next Post
“I gjori djalë, ç’i kanë parë sytë”/ Irma Libohova për ngjarjen e rëndë në Fier: Pse o kriminel?

"I gjori djalë, ç’i kanë parë sytë"/ Irma Libohova për ngjarjen e rëndë në Fier: Pse o kriminel?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual/ Mali i Zi miraton ndryshimet ligjore

July 28, 2026
DETAJE/ Humbi jetën në servis teksa riparonte makinën, ja kush ishte 23-vjeçari

Përplasen dy automjete në Krujë, humb jetën një person

July 28, 2026
Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

Alarm për blegtorinë në Kosovë/ Konfirmohen raste të lisë së dhenve dhe dhive në katër komuna

July 28, 2026
A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

A e cenon sigurinë e vendit veprimi i deputetit Shehaj?

July 28, 2026
Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Dita 59-të e tubimit, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

July 28, 2026
Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

Hetoheshin prej disa javësh, arrestohen dy persona për krime lufte në Kosovë

July 28, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Me kap prajmin!

July 28, 2026
Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

Flamingot-pjesa e dytë: Si po konturohet partia e revolucionit

July 28, 2026
Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

Policia italiane zbulon “fabrikën” e kokainës, tre shqiptarë në pranga, mes tyre një grua

July 28, 2026
Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

Dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të vendit, arrestohet ish-kryebashkiaku në Ekuador

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com