• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kabllogramet për Gërdecin/ Shkëlzen Berisha: Shpifje të mediave të Ramës

by Java News
10/02/2016 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas publikimit të një kabllogrami të ambasadës amerikanë në Tiranë, pas tragjedisë së Gërdecit.

Në të, ish-shefi i Shtabit, Luan Hoxha, flet për presionet e Shkëlzen Berishës.

Por, Shkëlzeni thotë se kjo është një shpifje, që është hedhur poshtë edhe nga vetë Luan Hoxha në vitin 2011, kohë kur i ati ishte ende kryeministër dhe bënte presion ndaj kujtdo që fliste kundër të birit.

“Ne pergjigje te disa mediave te majta, qe ne kontrollin e Rames shesin si “ex novo” genjeshtra te vitit 2011, duke censuruar pergenjeshtrimin e tyre nga personi i cituar, ne respekt te opinionit dhe duke mohuar cdo lloj kontakti apo bisede per ceshtjen ne fjale, po risjell te plote pergenjeshtrimin e gjeneral Luan Hoxhes, derguar mediave pas publikimit te shpifjes ne vitin 2011:

“Duke konfirmuar këtë takim si konfidencial e kortezie që unë në cilësinë e ish Shefit të Shtabit kam pasur me ish ambasadorin John Uidhers, dëshiroj të sqaroj se: Gjatë këtij takimi nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht.

Shpjegimin tim mbi përgjegjësitë, procedurat, dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Prokurori, dhe në Gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekullimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje””, shkruan Shkëlzeni.

Në një kabllogram të Ambasadës Amerikane në Tiranë për DASH që mban datën 20 qershor 2009 dhe që është klasifikuar si material konfidencial që duhej deklasifikuar në 2018, flitet për një dëshmi të ish-shefit të Shtabit Luna Hoxha lidhur me atë që ndodhi në Gërdec.

Më poshtë pjesë nga kabllogrami i publikuar nga Ëikileaks, botuar nga DITA:

Titulli: Ish-Shefi i Shtabit tregon historinë e tij: Gërdeci pretendon një viktimë tjetër

Datë: 20 qershor 2009

Dërguar: Nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Klasifikuar: Material konfidencial, deklasifikohet më 18 qershor 2018

“Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, kërkoi një takim me ambasadorin për të diskutuar për atë që ndodhi në Gërdec.

Në takimin e realizuar më 17 qershor shefi i sapo shkarkuar i shtabit, Luan Hoxha tregoi anën e tij të historisë së Gërdecit.

Ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e Gërdecit për për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi.

Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër.

Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”.

I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO.

Por zyrtarisht ai kishte dorëzuar të gjitha informacionet dhe dokumentet prokurorëve, përveç informacionit në lidhje me djalin e Berishës. Për këtë ai tha se kishte frikë të fliste

Ambasadori i shpjegoi se hetimi i prokurorisë mund të ishte i suksesshëm vetëm nëse ata që dinin gjëra, do thoshin të vërtetën.

Hoxha pranoi që në interes të drejtësisë ai duhet të fliste, por nuk konfirmoi që do ta bënte një gjë të tillë. Hoxha tha se shumë të tjerë kishin dijeni për këtë informacion.

Disa prova të jashtme konfirmojnë variantin e Hoxhës.

Ai mund të ndihmojë për të shpjeguar pyetjen më të rëndësishme të momentit: Pse kryeministri ka nisur sulme kaq të fuqishme kundër institucioneve kushtetuese duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar aq sa të vërë në diskutim kredencialet demokratike të Shqipërisë në një kohë kur kaq shumë gjëra janë në tavë në lidhje me NATO-n…” (fund i kabllogramit)

Next Post

Shmanget kontakti me doganierët, deklarimet e bizneseve online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In