• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka vdekur ikona e filmit polak, Andrzej Wajda

by Java News
12/10/2016 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk është e tepërt të thuhet se Andrzej Wajda ishte artisti më i madh polak i kohëve moderne, një krijues virtual kinematografik, një njeri që kërkonte ta ndryshonte historinë e Polonisë me filmat e tij duke e shndërruar hirin e zemërimit dhe agoninë historike në filma të mëdhenj.

Ëajda, i cili përmes punës së tij i dha vetes epitetin e njërit prej regjisorëve më të mirë të botës dhe u nderua me “Oscar” për vepër jetësore, vdiq të dielën.

Ishte 90-vjeçar, transmeton “Koha Ditore”shkrimin e The Guardian. Ai ishte regjisor që Poloninë e kishte të gdhendur në zemër.

Në karrierën e tij jashtëzakonisht produktive, kur krijoi në kohën e opozitës burokratike dhe të censurës – duke punuar në një harmoni jo të lehtë me agjencitë e shtetit – Wajda trajtoi tema të mëdha të historisë polake, nga ato të kohës së luftës në mes të nazizmit dhe komunizmit deri te përplasjet mes lindjes dhe perëndimit.

Ndarja e Polonisë, pakti “Molotov- Ribbentrop” dhe fakti se vendlindja e tij ishte në qendër të akteve më toksike të besimit të keq gjeopolitik në historinë moderne, ishin gjërat me të cilat ai u rrit.

Babai i tij ishte një prej oficerëve polakë që u vra dhe u varros në malin Katyn nga sovjetikët – dhe qeveria polake komuniste për dekada ishte bashkëfajtore në gënjeshtrën se sovjetët ishin të pafajshëm, propagandë efekti anësor i së cilës ishte revizionizmi dhe mohimi i mbështetjes së nazistëve.

Wajda dhe shumë polakë të tjerë e dinin të vërtetën – dhe kaluan në epërsi kur perandoria sovjetike u shemb. Në vitin 1991 ai realizoi një dokumentar për Katyn dhe më pas një ribërje të mrekullueshme në film të metrazhit të gjatë me po të njëjtin titull në vitin 2007 – kur ishte 81-vjeçar – i cili u bë një prej katër nominimeve që ka marrë gjatë viteve për filmin më të mirë në gjuhë të huaj nga “Academy Awards”.

Ai njihet për dy trilogjitë kolosale që kanë të bëjnë me këto faza historike. “A Generation (1955), “Kanal” (1957) dhe “Ashes and Diamonds” (1958), janë filmat që trajtuan agoninë dhe besnikëritë e ndara të Polonisë së kohës së luftës, që shërbenin si biseda për ngritjen e Varshavës së vitit 1944.

Më pas me filmat “Man of Marble”(1977), “Man of Iron” (1981) “Walesa: Man of Hope” (2013) adresoi sindikalizmin në terme të disidencës dhe patriotizmit romantik.

“A Generation” flet për jetën kaotike dhe frikën e polakëve gjatë kohës së okupimit nazist, një film për Varshavën në ngritje që sjell një temë që tërësisht adresohet në filmin e tij të radhës “Kanal”, që flet për luftëtarët e rezistencës, “Home Army”.

Filmi i radhës, “Ashes and Diamonds” e dërgon audiencën në ditën e dorëzimit të Gjermanisë në Poloni, por e bën të qartë se besnikëria e shtetit nuk u transferohet sovjetëve: në të kundërtën disa prej ushtarëve të rezistencës “Home Army” tani të ashtuquajturit “ushtarët e mallkuar” e shohin si detyrë të vazhdojnë luftën – kundër komunizmit. Një komplot për vrasje dhe i frikshëm, prish formën e narracionit të një vendi të dalë nga lufta.

Trilogjia “The Man of Marble” në shumë aspekte është arritja e tij më e madhe, më shumë është fascinues fakti, sepse është realizuar një kohë të gjatë pas ngjarjeve historike. Është një lloj blloku perëndimor i “Citizen Kane” – dhe marrëdhënia e Wajdas me Orson Wellesin një pjesë e nënvlerësuar e punës së tij.

Tek “Man In Marble” filmbërësja e re Agnieszka, niset të hulumtojë të vërtetën prapa figurave më legjendare të Polonisë komuniste: një punonjës i quajtur Birkut, një murator i përkujtuar përmes shumë statujave, por që vendndodhja e tij është e paqartë.

Kjo filmbërëse duhet ta rindërtojë rrëfimin nga koordinatat që gjen, një film zyrtar propagandues dhe duhet të flasë me njerëzit që e kanë njohur, dhe ajo ia del të zbulojë një histori të lënë pas dore nga zyrtarët shtetërorë.

Në “Man of Iron”, djali i Birkut, Maciej, martohet me Agnieszkan dhe është punëtor çeliku, aktivist dhe model transparent për ish-presidentin polak Lech Walesa. Edhe jeta e Walesas u trajtua në një prej filmave të tij.

Ishte filmi i tij i fundit dhe titullohet “Walesa: Man of Hope”. Vënia e emrit të tij në titull, e nxori Walesan nga hija metaforike. Këta filma ishin të dobishëm në sfidimin e sundimit sovjetik dhe për furnizimin me energji për jetën kulturore në vend. Wajda luajti lojë të mençur me autoritetet.

Dramatizimi i aktiviteteve të Bashkimit Sovjetik nuk ishte diçka për të cilën sundimi komunist sovjetik mund ta pranonte dhe fakti se ky bashkim ishte kundër Moskës, e bëri Wajdan figurë kumbuese në qarqet perëndimore.

Këta filma ishin seriozë dhe bindës, mënyrë e mirë e depërtimit të madh të Wajdas dhe ai ishte një figurë e pashtershme që tërë kohën merrej me projekte, të vogla ose të mëdha, shumë shpesh me përshtatje të veprave të letërsisë nga klasikja deri tek ato pak të njohura.

Një prej filmave të tij më të suksesshëm – një tjetër i nominuar për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj – ishte drama çajkovskiane e vitit 1979 “The Maids Of Ëilko”, që bazohet në historinë e shkurtër të poetit dhe autorit polak Jarosław Iwaszkiewicz.

Wiktori, i cili vuan nga ajo që mund të jetë krizë personale ose shëndetësore, niset në një udhëtim sentimental në pronën e familjes që quhet Wilko, në vendin ku dikur kishte qenë tutor i motrave të tij të vogla.

Por këto gra tani janë në moshë madhore, sikur ai, pa harenë që kishin pasur dikur: reagimi i tyre me paraqitjen e tij është i komplikuar dhe pa ndonjë afeksion për të cilin në mënyrë sekrete ai mund të ketë shpresuar. Është mësim për paarritshmërinë e së kaluarës.

Ëajda është quajtur poet kinematografik për rastet e humbura: por ai e bëri Poloninë dhe kinematografinë e vendit të tij rast të gjetur, citohet Express. (b.an)

Next Post
(VIDEO) Djali i dehur tenton të hidhet nga “Kullat Binjake” në Tiranë me shishe në dorë

(VIDEO) Djali i dehur tenton të hidhet nga “Kullat Binjake” në Tiranë me shishe në dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In