• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka vajtur kilja e kanabisit sa ajo e spinaqit”, deputeti i PD ‘bën llogaritë’ e trafikantëve

by A R
12/09/2017 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka duke folur në seancë plenare tha se Gramoz Ruçit i është refuzuar hyrja në SHBA për shkak të lidhjeve me krimin.

Paloka tha gjithashtu se Rama 2 do të vazhdojë të jetë qeveria e krimit dhe drogës.

“Kryetari i sapo zgjedhur i parlamentit akuzohet se për shkak të lidhjeve kriminale i është refuzuar viza në SHBA. Asnjë sqarim për këto akuza, përveç deklaratave të Ramës që është krenar për të.

Ministri i Brendshëm është vëllai i një të dënuar për trafik droge. Për këtë ekzistojnë të gjitha dokumentet, por ne nuk duhet ta themi se na akuzojnë për luftë klasash. Këta ministra do të jenë gurët që do të lëvizë Rama për të realizuar  planin e tij të vjetër. Ai është njeriu që më shumë se kushdo  ka qenë më shumë në pushtet, por jo për të mirë të shqiptarëve.

Sheh e dëgjon disa nga ata që në rrjetet sociale bërtasin lereni qeverinë të punojë se akoma nuk ka filluar punë dhe mund të fillosh të dyshosh se Rama i parë nuk ka lodhje me të dytin. Fajin e paska pasur vetëm LSI, Tahiri, Beqaj dhe meqë po e shoh aty mbase edhe Eglantina Gjermeni, më fal që të përmenda emrin.

Ta lëmë qeverinë të punojë edhe për 4 vitet e ardhshme. Se me siguri arritjet do të vazhdojnë. Në fushën e rendit dhe sigurisë asnjë kriminel, asnjë bos nuk do preket se është Rama që nuk gjen dot vrimë për tu future prej tyre. Do vazhdojnë të fuqizohen dhe do marrin dorë në gjithë Shqipërinë.

Bujqësi, qeveria do kujdeset që kanabisi mos kultivohet pa kontroll, se ende janë tunelet të mbushur nga superprodhimi i vitit të zgjedhjeve dhe bosët janë të mërzitur se ka vajtur kilja e kanabisit sa ajo e spinaqit”, tha ai./a.m.

 

Next Post
Ekstradimi i Ballistit/ Meta thërret në takim ambasadoren kroate

Vendimet e gjykatave për dhunën në familje, Meta mbledh KLD-në të premten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In