• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka udhëtuar me charter privat për qejfet e veta”/ PD akuza Ramës: Po shpërdoron paratë e shqiptarëve

by A R
30/01/2022 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ka udhëtuar pak ditë më parë me charter privat ‘për qejfet e veta’.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Orjola Pampuri akuzoi Ramën se po shpërdoron paratë e shqiptarëve, teksa thekson se në një udhëtim me charter harxhohen 120 mijë euro vetëm për karburant.

“Në një kohë kur Shqipëria është vendi me i korruptuar në Europë, kur shqiptarët kanë nivelin më të lartë të varfërisë, paguajnë çmimet më të larta dhe marrin pagat më të ulëta, Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve. Vetëm disa ditë më parë, Rama ka udhëtuar me charter privat, jo për të zgjidhur ndonjë hall të shqiptarëve por për qejfet e veta. Edi Rama harxhon paratë e taksave të shqiptarëve për të pastruar imazhin e tij të zi si njeriu që drejton qeverinë më të korruptuar në Europë, si njeriu që veshi me pushtet kriminelët dhe që ka shndërruar në sistem shitblerjen e votës. Vetëm për karburantin e një udhëtimi qejfi të Edi Ramës, harxhohen 120 mijë euro nga paratë e shqiptarëve”, thotë Pampuri.

Ajo i ka drejtuar edhe disa pyetje Ramës, teksa kërkon transparencë.

“Sot në emër të gjithë shqiptarëve paratë e të cilëve po i vjedh e shpërdoron, i drejtojmë këto pyetje kryeministrit: A përdore charterin privat për të dhënë intervistë per ”Manager Magazine”? Sa para ke shpenzuar vetëm për charterin në këtë udhëtim luksi? Sa është kosto e gjithë qëndrimit në resortin luksoz të Europës? Shqiptarët sot kerkojne përgjigje dhe transparencë! Me lekët e kujt bredh Edi Rama në resortet më luksoze të Europës? Kush ka firmosur për udhëtimet e tij? Kush i ka paguar ato? Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit”, shprehet Pampuri.

/a.r

Next Post
Motra e vdekur përndjek Kozmain në ëndërr: Ke 10 vite që nuk më takon

Motra e vdekur përndjek Kozmain në ëndërr: Ke 10 vite që nuk më takon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com