• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka të drejtë Profesori kur thotë: Duhet prishur se është ndërtesë fashiste?!

by A R
01/03/2018 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armand Plaka

E di që ndoshta po i rikthehem një debati që duket se u mbyll vetëm pak ditë më parë, por fare rastësisht më tërhoqi një pasazh nga intervista që Prof. Neritan Ceka ka dhënë më datë 24 shkurt 2018 për gazetën “Panorama” me titull: “Ceka: Të ndërtohet një teatër klasik, jo ekcentrik”, kur pyetjes së gazetarit nëse ai mendon se godina e Teatrit Kombëtar duhet apo jo të qëndrojë më në këmbë, ai i përgjigjet: “Jo, godina s’duhet të qëndrojë, sepse ajo ka qenë një godinë e arkitekturës fashiste”.

Pavarësisht asaj se çfarë mendon shumëkush në lidhje me këtë temë, e madje edhe unë vetë (meqë ra fjala, jam për prishjen e asaj godine, e një ndër arsyet që gjykoj është edhe amortizimi total dhe mosfunksionaliteti i saj), nuk mund të bie dakord dot me këtë argumentim që ka dhënë profesori (megjithë respektin) duke mos përjashtuar këtu faktin se mund të jetë edhe ndonjë lapsus ose keqkuptim i marrë nga konteksti.

Sidoqoftë, në mënyrë eksplicite, pavarësisht argumenteve të tjera që profesori ofron, aty thuhet tekstualisht: “Jo, godina s’duhet të qëndrojë, sepse ajo ka qenë një godinë e arkitekturës fashiste”.

E pra, pasi u siguruam se është thënë pikërisht ashtu, e zeza mbi të bardhë, nuk ka sesi argument për t’a prishur atë godinë, të jetë fakti se “është godinë fashiste”, sepse nëse do ishte ashtu, do kishin marrë kazmën në dorë njerëz që e kanë urryer fazhizmin shumë më tepër se Profesori i nderuar e nuk e kanë bërë, as me atë godinë e as me të tjerat rreth e rrotull saj.

Po ashtu, nuk kanë guxuar t’a bëjnë as ata që erdhën në pushtet pas rënies së komunizmit. Kompleksi “fashist” i Ministrive e ndërtesa të tjera të stilit fashist përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, vijojnë të jenë objektet më të mira të trashëgimisë arkitekturore e kulturore që Tirana të paktën ka trashëguar, pa të cilat, ajo do kishte qenë me shumë gjasa, një hiç në këtë drejtim ( pa dashur këtu të injoroj vetë vlerat e trashëgimisë popullore e shtresave të shumta historike, kulturore e arkitekturore që kryeqyteti prej shekujsh fsheh mbi e nën rrënoja, pasi jam dhe vetë pjesëtar prej katër brezash i këtij komuniteti).

E di se do ketë plot që në këtë moment do hidhen përpjetë e do thonë: ky njeri ka nostalgji për fashizmin, apo broçkulla të tjera si këto, ndërsa përditë e me dekada, kanë kaluar ndanë atyre ndërtesave dhe në mos kanë heshtur, i kanë vlerësuar përballë të huajve si pasuri jo vetëm arkitekturore.

Një argumentim i tillë, pavarësisht se nga kush vjen, nuk më pengon dot të më aktivizohen automatikisht sensorë që vihen në lëvizje sapo e dëgjojnë të artikulohet si ide, sepse nëse do ishte kështu, do kishim pasur sot një kut fare të thjeshtë për të gjykuar në rastë të ngjashme, çka do të ishte vërtetë një fatkeqësi.

Të njejtën ide mbroj edhe për Piramidën, një ndërtesë tipike komuniste, por shqiptare, dëshmi fundja e vetë kohës dhe njerëzve që e ndërtuan, e cila s’ka pse të rrënohet e të zëvendësohet, përveçse të restaurohet sa mundet e të bëhet funksionale.

Ja pra se qenkam edhe nostalgjik i komunizmit, përveçse i fashizmit, por e keqja është se jam pak nostalgjik i gjithçkaje që vlerësoj se duhet ruajtur si vlerë, për ne e brezat e ardhshëm, si dëshmi të gjalla të historisë sonë që ndryshe nuk kthehet më, përveçse jeton e gjallë falë atyre dëshmive pa gojë, por që paradoksalisht flasin shumë.

Next Post
PD vazhdon akuzat për Rakipin: Ai fshihte diçka në mjet

Rakipi i pafajshëm për aksidentin me vdekje, pushohen hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In