Lajme të mira vijnë nga Maqedonia e veriut ku pacientja e parë e prekur me koronavirus është shëruar.
Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja “zero”, këtë të hënë ka dalë nga spitali, pas testimi të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.
Gjendja e pacientëve tjerë është e stabilizuar, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.
Gjithashtu 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë deri më tani janë në pritje rezultatet për tre persona nga Dibra. /e.s/