• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ka qenë një kohë kur…

by
14/06/2015 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Po bën xhiron e mediave dhe internetit, një video ku shfaqet kryeministri aktual Edi Rama i cili lavdëron publikisht kandidatin e sotëm demokrat për bashkinë e Tiranës, Halim Kosovën. Video është sjellë në vëmendjen e publikut nga stafi i fushatës së zotit Kosova, për të provuar “me fakte në dorë” konsideratën e Ramës për atë vetë si person dhe si profesionist.

Që një garë elektorale të bazohet mbi qëndrimet, deklaratat dhe detajet e tjera të së shkuarës së kundërshtarit, kjo është mëse e kuptueshme. Për më tepër që spoti në fjalë nuk përmban asnjë fyerje direkte për kryeministrin Rama. Nga kjo pikëpamje Halim Kosova është treguar krejt korrekt dhe me integritet gjatë gjithë fushatës së tij. Çeshtja në këtë mes është një tjetër. Kur Halim Kosova përsërit thuajse çdo ditë që Edi Rama ka konsideratë për të, që i ka propozuar poste të larta në hierarkinë e shtetit, që e ka vlerësuar dhe lëvduar rregullisht punën e tij, nuk është se ka arritur ndonjë sukses të madh në balancat e fushatës së tij politike kundër vetë Ramës dhe indirekt edhe kundërshtarit të tij Veliaj.

Sepse, për një ironi të thjeshtë të fatit, liderët politikë në përgjithësi dhe ata shqiptarë në veçanti, shquhen për paqëndrushmëri në deklarimet, pozicionet politike dhe raportet me të tretët. Për shembull, ka qenë një kohë, në fillimet e pluralizmit shqiptar, kur Sali Berisha dilte para turmave të dëshpëruara duke folur pozitivisht për “presidentin Alia, rolin e tij gjatë luftës dhe gjatë kalimit nga diktatura në demokraci”. Ka qenë gjithashtu një kohë, vjen fjala, kur Ilir Meta mbante në këmbë për katër vjet rresht, pushtetin e djathtë në jëtë vend, kurse sot i kujtojnë se ka qenë një “spiun i Berishës, kundër Nanos”. Ka qenë gjithashtu një kohë, jo fort larg, kur Lulzim Basha deklaronte publikisht se opozita nuk do të hynte në zgjedhje me këtë ndarje territoriale, por sot është në fushatë së bashku me zotin Kosova. Ka qenë një kohë, për shembull, kur Berisha e quante Nanon mafioz dhe vrasës, kur se Metën “Ilir floriri”, por më pas rrugët e tij u bashkuan me të dy këto personazhe.

Kjo tiradë që fillon me “ka qenë një kohë”, mund të zgjatej pafund, sepse e gjatë dhe plot kthesa është historia politike e këtij vendi. Në këtë kolanë të gjatë baleti e përdredhjesh verbale, konsiderata e Ramës për Kosovën është nga episodet më të lehta e të pafajshme, nëse mund ta quajmë kështu. Sepse Rama, ndër vite, është prishur e ndrequr me dhjetra njerëz, ashtu si kanë bërë edhe liderët e tjerë të majtë e të djathtë. Të thuash se e ke kapur “mat” kryeministrin me një paragraf ku lavdëron mjekun e përkushtuar Kosova, është të tallesh me inteligjencën e shqiptarëve. Të cilët kanë parë shumë më tepër dhe shumë më keq se kaq…

Next Post

Britani, zbulohen 50 emigrantë shqiptarë, të fshehur në kamion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, rritje e inflacionit për shkak të naftës

July 1, 2026
Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

Mononarrativa e pushtetit: Anatomia e nënshtrimit të pozitës shqiptare – i festuar si sukses politik

July 1, 2026
Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

“Protesta nuk jep ultimatum”. Deputetja e PS: Ftojmë pjesën e shëndetshme që të ulemi

July 1, 2026
Martohet “vajza më e bukur në botë”!

Martohet “vajza më e bukur në botë”!

July 1, 2026
Kushtetuesja e ktheu “Veliajn” në GJL, gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun

Kushtetuesja e ktheu “Veliajn” në GJL, gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun

July 1, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Zbardhja e vendimit të GJK, avokati i Veliajt: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit për masën e sigurisë

July 1, 2026
BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress dhe kompani të tjera kineze

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress dhe kompani të tjera kineze

July 1, 2026
Rama reagon pas padisë në SPAK për librin “Albanian Files”: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

Rama reagon pas padisë në SPAK për librin “Albanian Files”: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

July 1, 2026
Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

July 1, 2026
Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali

Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In