• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka qenë apo jo Bubulina, heroina e Revolucionit grek, shqiptare?

by Ardian Vehbiu
14/05/2024 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Vehbiu

Një debat është kthyer, lidhur me atë nëse Bubulina – heroina e Revolucionit grek – ka qenë apo jo “shqiptare”.

Debati vjen jo vetëm i politizuar, por edhe i barsur me keqkuptime historike dhe gjuhësore.

Duke filluar që nga kuptimi i fjalës “shqiptar”, referuar një identiteti etnik/kombëtar.

Bubulina ishte arvanite – i përkiste komunitetit të arbërorëve, që ishin zhvendosur në trojet “greke” që herët në Mesjetë.

Për grekët e sotëm, arvanitët dhe shqiptarët janë identitete të ndryshme. Asnjë grek nuk do të përdorte fjalën Αλβανός, për arvanitëve; dhe as do ta quante gjuhën e tyre αλβανικά.

Këto dy fjalë i referohen – në greqishte – shqipes që flitet sot në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetiu në Ballkan; dhe komuniteteve që e flasin.

Arvanitët e djeshëm dhe shqiptarët e sotëm i ndan jo vetëm koha, por edhe tipare të tjera të identitetit kolektiv, si feja.

Tek e fundit, revolucioni grek vërtet nisi si përpjekje e armatosur kundër sundimit osman, por në realitet u shpreh edhe si revoltë anti-myslimane.

Shumë shqiptarë myslimanë (por edhe katolikë) u dërguan nga Perandoria Osmane të luftojnë kundër kryengritësve grekë.

Edhe pse gjen tek-tuk prova të një dhemshurie etnike ekstra-fetare mes arvanitëve që luftonin kundër shqiptarëve myslimanë (p.sh. në kujtimet e Kollokotronit), sërish te shqiptari mysliman arvanitët kryengritës shihnin përgjithësisht armikun mysliman, jo vëllain e gjuhës dhe të gjakut.

Përkundrazi, zgjimi kombëtar i shqiptarëve, gjatë shekullit XIX, ishte haptazi anti-osman, por nuk ishte – dhe nuk mund të ishte – antimysliman, sa kohë që shumica e shqiptarëve ishin të besimit islam.

Si luftëtare dhe heroinë e revolucionit grek, Bubulina do të identifikohet më shumë me idealet e revolucionit grek, se me trashëgiminë e saj arbërore-arvanitase.

Ata nga ne, që i quajnë “shqiptarë” heronjtë arvanitë të revolucionit grek dhe u thonë grekëve se “ua dhamë ne”, bëjnë një gabim historik elementar; madje më shumë se një.

Eliminojnë nga ekuacioni faktorin fetar në identitetin etnik të fillimshekullit XIX, kryesisht ngaqë për ne shqiptarët e sotëm – që u përkasim tre feve të ndryshme plus masa jo e vogël e atyre që nuk besojnë – faktori fetar nuk ngre peshë në identitetin kombëtar.

Përkundrazi, grekët e sotëm e kanë trashëguar mirë mendësinë identitare të kohës së revolucionit të tyre; kur nuk u shkonte mendja t’i quanin “grekë” myslimanët në trojet e tyre – të cilët shpesh i masakruan, i dëbuan ose i keqtrajtuan.

Ne nuk mund t’u mësojmë grekëve si t’i shohin heronjtë arvanitë të revolucionit të tyre këtu e dyqind vjet më parë – për ta, këta heronj janë njëherazi grekë, arvanitë dhe, sidomos, të krishterë ortodoksë.

Përkundrazi, bëjmë mirë ta mbajmë këtë parasysh, kur flasim për memorien e revolucionit grek, mes grekëve të sotëm, përfshi edhe kulturën zyrtare.

Dallimi identitar mes arvanitëve dhe shqiptarëve nuk është dallim që u vlen vetëm grekëve nacionalistë; është dallim historik, që bëhet gjithnjë e më real, me kalimin e kohës.

Përpjekjet për t’i bërë arvanitët “shqiptarë” janë esencialiste, instrumentale dhe pa baza historike. Shërbejnë për të krijuar një iluzion historik, duke e trajtuar imagjinaren si reale.

Duke i parë si aspekte të ndryshme të identitetit historik të arbërve në Ballkan, në rrjedhë të shekujve, do t’i kuptojmë më mirë edhe të parët edhe të dytët, sa kohë që do ta pranojmë se bëhet fjalë për produkte procesesh historike, jo mishërime esencash metafizike.

Përndryshe, fare mirë mund t’i admirojmë heronjtë e revolucionit grek, përfshi edhe arvanitët, pa këmbëngulur në “shqiptarinë” e tyre.

Next Post
Historia e së shkuarës dhe të ardhmes së Illiricum Penisula, ka ardhur koha të rishkruhet

Historia e së shkuarës dhe të ardhmes së Illiricum Penisula, ka ardhur koha të rishkruhet

Comments 1

  1. Kota says:
    2 years ago

    Je i pa sakte!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In