• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ka prova që është torturuar”/ Xhaxhai i shqiptarit që vdiq në burgun serb: E arrestuan prej fotove

by
07/12/2022 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak javë më parë në burgun Sremska Mitrovica në Serbi ka humbur jetën i riu me origjinë nga Peja, Artan Zuberi. Xhaxhai i 28-vjeçarit i cili jetonte në Norvegji ka treguar për mediat momentin e arrestimit të nipit të tij si dhe dyshimet e tyre për vdekjen.

Nagip Zuberi ka treguar se nipi i tij është arrestuar nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi, pasi po kthehej në Norvegji aty ku jetonte me familjen e tij. Sipas tij arsyet e arrestimit të shqitptarit nga policia serbe ishin tatuazhet e tij nëpër trup me flamurin kombëtar dhe një foto me armë kallashnikov në makinën me të cilën po lëvizte.

“Arrestimi i Artanit ka ndodhur para një vit e dy muaj, përafërsisht. E familjarët e kanë marr vesh arrestimin e tij diku pas një jave. Pasi e kanë marr vesh që është arrestuar nga policia serbe dhe është në burg për shkak të automjetit, ku e kishte të fotografinë e një arme kallashnikov, familjarët menjëherë kanë shkuar dhe kanë angazhuar avokat nga Norvegjia. Edukatorja e tij sociale që është që nga fëmijëria, ka intervenuar përmes ambasadës për ta transferuar këndej. Prindërit kishin shkuar në Beograd, kur atij veç iu kish shqiptu dënimi si terrorist shqiptar, për tri vite”.

Ai thotë se djali i vëllait të tij, Artani ka vdekur në këtë burg pas torturave që i janë bërë gjatë vuajtjes së dënimit të tij si dhe pas zjarrit që kishte përfshirë burgun më 21 nëntor 2022. Sipas tij burgu ku 28-vjeçari vuante dënimin është përfshirë nga flakët dhe për tetë orë dyert e katit ku ai qendronte kanë qenë të mbyllura. Kjo sipas tij është bërë që 28-vjeçari të humb jetën për shkak të asfiksisë nga tymi dhe zjarri.

“Më 21 nëntor paska ndodh djegia e burgut në pavijonin numër 2. Ne e kemi lajmëru rastin në Norvegji, pasi Artani është shtetas norvegjez, ka lindur atje. Artani ka pas tatuazh nëpër trup, kallash edhe në kerr po ashtu. Artani ka ardh nga Serbia për në Kosovë. Në kthim ai është kapur nga policia serbe në kufirin Kosovë-Serbi. Artani ka ndërruar jetë më 21 nëntor. Ai e ka dashur vendin e vet. E ka vizatuar flamurin sipas dëshirës së vet. Si djemtë e rinj që bëjnë tatuazhe. Për mendimin tim ka pas maltretime të mëdha. E fundit ka qenë kur e kanë djeg burgun, e kanë mshel pavijonin numër dy për tetë orë. Aty ka pas dhe të burgosur të tjerë, jo vetëm Artani. Nëpër gazeta, serbët e jepnin lajmin se kinse katër gardianë janë lënduar, e për të vdekur nuk kanë raportuar që ka

“Më tej ai thotë se 28-vjeçarin e ka vizituar disa herë në burg nëna e tij por ajo ka vënë re disa sjellje të çuditshme te ai.

“Vetëm nëna e tij e ka vizituar në burg të Sremska Mitrovicës në Serbi. Neve na i patën ndaluar vizitat. Edhe nënës së vet dhe babës ia patën ndalu vizitat nja dy-tri herë, me arsyetimin ‘jo nuk është këtu, jo nuk gjendet këtu’. E qisi rrena e manipulime qysh bëjnë ata me politikën e tyre. Kur e kish pa nana e vet për herë të fundit ka qenë shumë i hutuar, sa që shikonte majtas-djathtas, pasi e kanë torturu shumë. E kanë rreh shumë. Nana e vet e ka pyet çka ke, e ai veç ka kqyr anash”.

Xhaxhai i 28-vjeçarit thotë se nipi i tij do të varroset në Norvegji pasi atje jeton dhe ka gruan e dy fëmijët. Sipas tij babai i Aranit ka një regjistrim audio të një siriani (gjithashtu i burgosur), i cili ka treguar për torturat që ia kanë bërë gardianët serbë Artanit në burg.

Trupin e kemi marr të martën në orën 17:00 nga spitali i Novi Sadit nga morgu. Nuk e kemi pa trupin, pasi na e kanë dhënë në arkivol të mbyllur. Vëllai s’ka mundur me çel, se tha ‘mërzitem më shumë rrugës’. Trupi i pajetë i Artanit do t’i dorëzohet autoriteteve norvegjeze. Varrimi i tij do të bëhet në Norvegji. Artani është 28 vjeç, i martuar dhe i ka dy fëmijë. Serbët ia kanë bërë obduksionin dhe sipas tyre ka dalë si vdekje normale. Edhe një incizim e ka vëllai të një siriani, i cili i ka treguar se si e kanë torturuar Artanin në burg. Sa që siç kish thënë siriani, ai s’ka guxu as me u la, pasi në momentin që ia kanë pa tatuazhet e kanë rreh.

/e.d

Next Post
Po kalonte rrugën/ Makina hedh në ‘ajër’ shqiptarin, vdes në vend babai i dy fëmijëve (EMRI)

Po kalonte rrugën/ Makina hedh në 'ajër' shqiptarin, vdes në vend babai i dy fëmijëve (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In