• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ka pasur sulme kibernetike dhe dezinformim publik nga Moska edhe në Shqipëri’/ Soreca: Në Serbi dhe Bosnje ishte…

by Java News
21/03/2022 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, në ditët e tij të fundit si kryediplomat i unionit në Tiranë, ka thënë gjatë një interviste për emisionin radiofonik italian në radio Rai 1, “Estovest”, se ka pasur raste sulmesh kibernetike ruse dhe tentativa për dezinformim publik nga ana e Moskës edhe në vendin tonë, por ato as që krahasohen me rastet e shfaqura në Serbi apo Bosnjë dhe Hercegovinë.

I pyetur nga gazetari i mirënjohur italian, Stefano Marcelli, mbi dinamikat e fundit në Ballkan pas fillimit të luftës në Ukrainë, Soreca ka nënvizuar faktin se është e qartë që Moska, po kërkon të jetë më e përfshirë në Ballkanin Perëndimor.

Duke qenë se këtë gjë, momentalisht, nuk e ka të mundur ushtarakisht, ajo po vepron nëpërmjet  fushatave kibernetike dhe të keqinformimit.

“Liderët evropianë e kanë theksuar me të drejtë përfshirjen e Rusisë në rajon”, tha Soreca. “Moska ka për objektiv të ndërpresë një proces të afrimit të vendeve të rajonit me BE-në dhe strukturat euroatlantike”.

Ndërkaq, ai mendon po ashtu se tensionet e fundit në lindje të Evropës, mund të ndikojnë në këtë fakt. Ndaj, Perëndimi e ka shtuar vëmendjen kundrejt fenomeve të krimeve kibernetike dhe dezinformimit.

Përtej faktit se edhe në Shqipëri sipas tij, ka pasur ngjarje të tilla, ato janë shumë më të ulëta në numër se sa në Serbi apo Bosnjë dhe Hercegovinë.

Mbi këtë premisë, u organizua edhe vizita e përfqësuesit të lartë të Politikave të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në tre vende të Ballkanit. Përkatësisht, në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo vizitë, kishte për qëllim të bënte zërin e BE-së të ndihej karshi problemit të rritur të pranisë ruse”, përmbylli Soreca. “Jo ushtarakisht në këtë moment, por në termat politike, po!”.

g.kosovari

Next Post
Alarm në Durrës, ngordhin 500 mijë pula/ Dy ndër pularitë më të mëdha në Shqipëri s’kanë më asnjë pulë

"Mos i lini fëmijët të luajnë me..."/ Paralajmërimi i profesorit për gripin e shpendëve: Vezët duhet të zihen mirë, s'ka përse të këtë panik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com