• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka pasoja tragjike dhe fatale”, Moska paralajmëron SHBA: Mos i jepni armë Ukrainës

by A R
26/06/2024 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreziku i një përshkallëzimi të luftës në Ukrainë është shumë i lartë. Kështu është shprehur Ministri i Mbrojtjes ruse, Andrei Belousov, gjatë një bisede telefonike me shefin e Pentagonit, Lloyd Austin.

Shkak sipas zyrtarit të lartë rus janë furnizimet me armë të amerikanëve për Ukrainën, citon agjencia e lajmeve Tass. “Të dy ministrat, gjatë një bisede telefonike me iniciativën amerikane, shkëmbyen mendime për situatën në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Mbrojtjes ruse, e cila shton se “Belousov theksoi rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm për shkak të furnizimeve të vazhdueshme të armëve nga SHBA për Ukrainën. Forcat e Armatosura”.

Bisedën telefonike midis Austin dhe Belousov e konfirmoi edhe Pentagoni i cili me anë të zëdhënësit të saj, Pat Ryder vuri në dukje në një deklaratë për mediat, se të dy ranë dakord të “mbajnë linjat e komunikimit të hapura”. Sekretari i Mbrojtjes nuk kishte folur me homologun e tij nga Moska, që nga marsi i vitit 2023.

Ndërkohë tonet e deklaratave vijojnë të mbeten të larta nga përfaqësuesit rus. Diplomati më i lartë i Rusisë për kontrollin e armëve tha se Rusia kishte bërë përparime në parandalimin bërthamor e cila do ta lejoj atë të garantoj sigurinë e saj për dekadat në vijim, edhe në një epokë të dominuar nga përparimet në Inteligjencën Artificiale.

Zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov tha në një konferencë në Moskë, ai tha se, Moska po ndjek me sukses politika të parandalimit bërthamor të cilat do të sigurojnë të ardhmen e Rusisë për dekadat e ardhshme.  Ai paralajmëroi se nëse Perëndimi nënvlerëson vendosmërinë e Moskës, kjo mund të çojë në pasoja “tragjike dhe fatale”, sepse SHBA dhe aleatët e saj po përballeshin me një fuqi të madhe bërthamore – Rusinë, përfundoi Ryabkov.

Sakaq, raportohet se forcat e Kievit kanë sulmuar termocentralin në Zaporizhia, duke shkaktuar dëme të mëdha. Mediat ndërkombëtare flasin për shkatërrim të stacionit të kontrollit të rrezatimit.

/a.r

Next Post
Sherr me grushte mes 7 personave në Koplik, ndërhyrja e Policisë shmang tragjedinë

Sherr për pronat në Sarandë, 66-vjeçari godet me shkelma nipin dhe bashkëshorten e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

October 2, 2026
Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com