• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka njerëz që janë penduar që nuk u vaksinuan”/ Mjekët e familjes: Kemi një fluks të shtuar të personave të prekur me COVID

by Java News
21/08/2021 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga mbyllja e muajit të hapur të vaksinimit, mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje që popullata të vaksinohet, pasi vaksina ul transmetueshmërinë e virusit, shmang hospitalizimin dhe nuk vë në rrezik jetën”.

“Kemi një fluks të shtuar të personave të prekur me Covid. Janë rreth 15 pacientë në ditë vetëm në Qendrën Shëndetësore numër 3 në Tiranë.

Vëmë re ndryshimin që ka një person i vaksinuar, nga një i pavaksinuar.

Një njeri i vaksinuar, nëse infektohet, e kalon sëmundjen për 5-7 ditë, pa qenë nevoja për gjithë gamën e ilaçeve dhe komunikimin intensiv me mjekun, ndërsa një i pavaksinuar e kalon për rreth 3 javë, duke rrezikuar shumë shëndetin.

Ka njerëz që janë bërë pishman dhe po vijnë ta bëjnë vaksinën.

Por ka edhe pacientë që pasi infektohen duan të vaksinohen. Kjo nuk është e mundur. Vaksina bëhet pasi sëmundja kalon dhe pas rreth 3-6 muaj që i duhet organizmit të rikuperohet nga Covidi.

Është mjeku i familjes që e vendos kur do të bëhet vaksina dhe llojin e saj. Vaksina nuk është pasaportë për të udhëtuar, por është shpëtimi dhe shërimi ynë i vetëm nga Covid 19-ta”.

Për ditë me radhë janë shënuar fatalitete dhe mbi 500 të infektuar me Covid në vendin tonë. Aktualisht të shtruar në spitalin Covid 1, janë 60 persona. Qytetet me numrin më të madh të të infekturve janë Tirana, Shkodra, Vlora dhe Durrësi.

Krahas qendrave të vaksinimit dhe atyre shëndetësore, janë hapur edhe 4 qendra specialitetesh në kuadër të vaksinimit masiv. Gati 1 milionë e 400 mijë qytetarë janë vaksinuar deri tani. Ekspertët thonë se pasojat e lirimit të masave gjatë sezonit të verës, do të ndihen në shtator, kur fillon edhe shkolla./ tch

g.kosovari

Next Post
Bashkëpunimi mes shkencëtarëve e qeverive, i rëndësishëm  për gjurmimin e origjinës së virusit

Bashkëpunimi mes shkencëtarëve e qeverive, i rëndësishëm për gjurmimin e origjinës së virusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In