• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“…ka një tatuazh dhe…”, OPGJ vizitë Arapit në burgun e Beratit. I gjejnë dy shenjat e treguara nga Tafani

by A R
08/10/2023 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup oficerësh të Krimeve të Rënda, kanë zhvilluar një takim surprizë në ambjentet e burgut të Beratit, duke vizituar të arrestuarin, Lulzim Spahija alias Arapi.

“Ora News” ka mësuar se vizita e oficerëve brenda në burg, ka marë indicie nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Artan Tafani.

Tafani, ka pohuar se Arapi është një nga vrasësit e tjerë që ka kryer krime për llogari të Laert Haxhiut.

Për të qënë i besueshëm para oficerëve dhe prokurorit, Kreshnik Ajazi, Tafani në dëshminë e tij, ka bërë një përshkrim fizik të hollësishëm të Lulzim Arapit.

I penduari ka treguar se Arapi ka një tatuazh në trup si dhe një shenjë në njërën nga këmbët.

Sipas Tafanit, kjo shenjë i është shkaktuar Arapit gjatë një grabitje të kryer, ku në ikje e sipër atij i ka hyrë një hekur, duke i krijuar çarjen në njërën nga këmbët.

Edhe pas ndërhyrjes mjekësore, sërisht plaga e shkaktuar i ka mbetur shenjë në trup.

Për verifikimin e këtij detaji të vogël por mjaft interesant në besueshmërinë e të penduarit Artan Tafani, oficerë të policisë Elbasan, javën e kaluar kanë kryer një kqyrje fizike brenda në burgun e Beratit të Lulzim Arapit.

Në vizitën e parë Artan Tafani, nuk ka pranuar të kqyret fizikisht pa prezencën e një avokati.

Ndërsa pas mbëritjes së këtij të fundit kjo procedurë është realizuar dhe oficerët e policisë, kanë konstatuar shenjën në njërën nga kembët si dhe tatuashin, e përshkruar nga bashkëpuntori i drejtësisë Artan Tafani.

Përmes dëshmisë së këtij të fundit, prokuroria e Elbasanit lëshoi 16 urdhëra-ndalimi, për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, 13 nga të cilët u ekzekutuan dhe 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim ndërkombëtar.

Laert Haxhiu, aktualisht ndodhet i izoluar në burgun e Koridhalosit në Greqi, ku është përfshirë në një proces gjyqësor ekstradimi me drejtësinë Shqiptare.

Ndërsa në Tiranë, Haxhiu ka prokuruar një nga zyrat juridike më të shtrenjta që drejtohet nga avokat Detar Hysi.

Njeriu më i kërkuar nga drejtësia Shqiptare, si i akuzuar për disa krime të rënda në 5 qytete, ka shpenzuar mijëra euro tek studio e avokatisë “Hysi”, me qëllimin e vetëm rrëzimin e akuzave të prokurorisë dhe daljen i pafajshëm.

Next Post
VIDEO / Nga bombardimi i kullave të vrojtimit, tek rrëzimi i gardhit / Si Hamasi e pushtoi Izraelin jugor

VIDEO / Nga bombardimi i kullave të vrojtimit, tek rrëzimi i gardhit / Si Hamasi e pushtoi Izraelin jugor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com