• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka një plan për Thethin”, Mazniku: Synohet zhvillimi i zonës nga banorët, por…

by A R
18/07/2025 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në lidhjen direkte në Klan News, me gazetarin, Besard Jacaj, është ndalur edhe tek situata në Theth.

Mazniku shprehet i keqardhur për situatën e krijuar atje, ku teksa u pyet nëse ka qenë më përpara në dijeni të ndërtimeve paleje në këtë zonë, ministri theksoi se shumica e ndërtimeve në Theth kanë qenë muajt e fundit.

“Unë ka qenë në të gjitha Bashkitë, por jo në të gjitha njësitë administrative. Nuk pata mundësi të shkoj në Theth. Më vjen keq për këtë, por është shpjeguar qartësisht që një pjesë e madhe e ndërtimeve janë në muajt e fundit. Së pari unë besoj që çdo qytetar ka të drejtën të shprehë mendimin e tij, por unë besoj që kur ligji flet dhe thotë për faljen e gjobave dhe thotë për faljen e gjobave nga kjo periudhë në këtë periudhë dhe nuk thotë që të vazhdohet. Premtimi ishte që kush është gjobitur gjatë kësaj kohe, këto gjoba jo vetëm në Theth, por në të gjithë Shqipërinë do të falen. E dyta kryeministri ka thënë që të gjitha ndërtesat që janë këtu prej vitesh do të legalizohen dhe janë legalizuar. 300 e kusur ndërtesa në Theth u legalizuan me iniciativën e kryeministrit. Kjo nuk ishte arsye që ata të ndërtonin në çdo hapësirë të mundshme. Unë besoj që tentativa për të bashkuar këto mesazhe nuk bën sens”, tha Mazniku.

Ndërkohë se çfarë do të ndodhë me Thethin tashmë pas shembjeve, ministri Mazniku shprehet se qeveria ka një plan specifik zhvillimor që synon të shohë mënyrën më të mirë për zhvillimin e kësaj zone.

“Padyshim që ka një plan specifik zhvillimor për Thethin që është duke u zhvilluar që synon të shohë mënyrën më të mirë për zhvillimin e Thethit dhe të jetë një destinacion turistik i mirë dhe padyshim edhe Paketa e Maleve vlen për zhvillimin jo vetëm të Thethit, por edhe të gjithë maleve të Shqipërisë. Synimi jonë nuk duhet të jetë se si të bëjmë 100 gjëra më shumë në Theth, por duhet të jetë se si të bëjmë 100 Thethe të ndryshme në Shqipëri që turistët të kenë mundësi të shpërndahen edhe në zonat malore”, tha Mazniku.

Sa i takon investimeve nga investitorë të huajt në Theth, Mazniku shprehet se nuk ka një informacion të tillë dhe se synimi kryesor është investimi dhe zhvillimi nga banorët e zonës që përfituesit të jenë ato, por në përputhje me rregullat.

“Jo nuk kam informacion të tillë se synimi i jonë do të jetë në mënyrë të vazhdueshme që kjo zonë të jetë në zhvillim nga banorët e zonës dhe përfituesit të jenë banorët e zonës, por ama ky duhet të jetë një zhvillim në përputhje me planet, urbanistikën, lëvizshmërinë, lidhjen me rrjetin e ujrave të pijshëm etj”, theksoi ministri.

Next Post
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm!

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

Xhelozia për vajzën rumune? Ky është i riu shqiptar që u vra në Itali (EMRI)

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In