• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ka një paralajmërim për sulme terroriste edhe në Kosovë

by Java News
14/04/2017 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Kosovës ka marrë një paralajmërime së do të ketë sulme terroriste në Kosovë. Kështu i kanë thënë portalit INFOKUSI burime të saj brenda Policisë së Kosovës.

Këto burime të besueshme brenda Policisë kanë thënë se këto paralajmërime janë shumë serioze dhe janë duke u trajtuar me shumë seriozitet nga organet e rendit. Policia është njoftuar për një përgaditje të një akti terrorist në ditët e pashkëve që janë në fund të kësaj jave.

“Policia ka marrë informata dhe është paralajmëruar për një akt të mundshem terrorist për festat e pashkeve. Këto informata jemi duke i trajtuar me seriozitet. Janë bërë veprime konkrete dhe është hartuar një plan i detajuar operacional për parandalim apo reagim në rast të ndonjë sulmi eventual. Mobilizimi është i shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Masa konkrete janë duke u zbatuar nga e premtja. Policia është e angazhuar me orar 12 orësh dhe me kapacitete të plota si dhe janë anuluar të gjitha pushimet e personelit policor”, ka thënë për portalin INFOKUSI një zyrtar i lartë i policisë.

Po ashtu, i njëjti ka treguar se kësaj here situata mund të jetë tepër serioze dukë parë edhe zhvillimet e kohëve të fundit lidhur me situatën politike në vend, siç është debati i madh për Demarkacionin dhe Asosacioni e po ashtu edhe për Ushtrinë e Kosovës.

“Kur gjithë kësaj i shtohen edhe zhvillimit rreth funksionalizimit të Gjykatës Speciale ku parashihen arrestime të figurave të larta publike dhe me ndikim në jetën publike, duket se situata politike dhe e sigurisë ndodhet tepër sfiduese, ndoshta me sfiduese qe nga shpallja e pavarësisë”, ka shtuar ky zyrtar i policisë.

Ai ka përmendur edhe rastin e para disa muajve ku Agjencia Intelegjencës së Kosovës, (AKI) në bashkëpunim me Policisinë e Kosovës e Shqipërisë e me përkrahjen e shërbimet sekrete të shteteve tjera, parandaluan një sulm terrorist të planifikuar në Shqipëri në ditën kur ishte ndeshja e futbollit Shqipëri – Israel.

Në anën tjetër Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes një njoftimi ka këshilluar qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare dhe në festivale apo ngjarje të mëdha.

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, është sugjerimi që ambasada amerikane u jep qytetarëve të vet në Kosovë.

“Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale. Nëse ndodh një sulm terrorist në qytetin tuaj ose ku do të udhëtoni, qytetarët amerikanë duhet: Të ndjekin instruksionet e forcave ligjore dhe shërbyesve emergjentë. Të monitoroni uebfaqen e ambasadës për siguri”, thuhet më tej aty.Ambasada amerikane në Prishtinë thërret shtetasit e vet për kujdes të shtuar në këto ditë, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
VIDEO/Pamje të mrekullueshme të Tokës natën

VIDEO/Pamje të mrekullueshme të Tokës natën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

August 23, 2026
Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në  4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në 4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari

August 23, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 23, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Fitime rekord nga kriza, gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë për kompanitë e naftës

August 23, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Drejtësia nuk duhet të ndëshkojë

August 23, 2026
Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

August 23, 2026
Nga zjarri në Ujë të Ftohtë te “hakmarrja e izraelitëve”: Historia e rreme që pushtoi rrjetet

Nga zjarri në Ujë të Ftohtë te “hakmarrja e izraelitëve”: Historia e rreme që pushtoi rrjetet

August 23, 2026
Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

August 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dy argumente absurde për kundërshtinë e reformës territoriale

August 23, 2026
Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com