• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ka nisur një sulm i orkestruar ndaj nesh”/ Avokati i Ilir Metës: Duan të më ndëshkojnë për një telefonatë me Metën

by Os De
10/09/2025 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani thotë se kanë nisur sulme të orkestruara mirë ndaj avokatëve.

Kjo, pas rastit të avokatit Besart Logu, që është njëkohësisht jurist në Partinë Demokratike.

“Nuk është rasti i parë Logu që po hetohet për këtë vepër penale. Kemi rastin e Lenës, që për të njëjtën vepër u akuzuar dhe u dënua.

Është e lehtë ti thuash një avokati që ti bën ndikim të paligjshëm. Të bësh ndikim të paligjshëm duhet të jenë dy ose më shumë persona. Kush e ka ushtruar këtë ndikim, te kush persona, tek gjyqtari, prokurori, kush janë këta persona, kur janë takuar dhe si, kush ka qenë biseda që këto kanë bërë?

Këto hetime dhe akuza më duken për të sulmuar avokatin. E them me bindje që është sulm ndaj avokatëve. Është sulm i orkestruar mirë ndaj avokatëve.

Ka nisur nga kryeministri se është ai që ka linçuar avokatët në media. Duan ta intimidojmë avokatinë dhe duan ta bëjnë si në ’45.

Problemi i madh i këtij vendi është korrupsioni i qeverisë dhe i institucioneve. Duhet të jemi të kujdesshëm kur diskutojmë për avokatët.

Është sulm që po bëhet ndaj avokatëve për të hequr vëmendjen nga problematikat që ka qoftë SPAK-u, qoftë GJKKO dhe prokuroritë dhe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm.

Logu është profesionist, me etikë nga pikëpamja profesionale. Do mbroj çdo lloj avokati nëse bëhet sulm ndaj tij”, tha ai për MCN.

Cakrani tha se ndaj tij është bërë një ankesë pas telefonatës së bërë me ish-presidentin Meta më 1 korrik të këtij viti, me pretendimin se ka cenuar sigurinë e burgjeve.

“Dje unë jam njoftuar nga Dhoma e Avokatisë sepse në datën 1 korrik në studion tuaj i kam hapur telefonin ish-presidentit të Republikës, zotit Meta.

Meqenëse i hapa telefonin, dhe ju si moderatore i bëtë disa pyetje unë paskam shkelur ligjin për avokatinë dhe ligjin për ekzekutimin e vendimeve penale.

I kanë bërë ankesë që të merren masa ndaj avokatit Cakrani se ka cenuar sigurinë në burgje E ka bërë drejtori i burgjeve Ervis Qose.

Se çfarë sigurie kombëtare është të flasësh në telefon ‘President si je” vetëm Qosja, një plebe e di. A është linçim ndaj avokatëve apo jo?”, tha ai.

 

 

Next Post
“Rrëzohet” nga froni Elon Musk, ja kush është miliarderi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

“Rrëzohet” nga froni Elon Musk, ja kush është miliarderi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In