• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka nisur gara e madhe…

by Artur Ajazi
02/01/2024 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Qëndrimi i Berishës në “arrest shtepie” mund të zgjasë shumë. Madje muaj dhe vite. Por problemi nuk është më “shpëtimi i tij” nga SPAK. Problemi është kush do ta drejtojë nga selia grupimin e partisë tij. Dhe në fakt gara emadhe ka nisur. Pavarsisht se poshtë ballkonit të Berishës mblidhen deputetë, apo dhe ata të FRPD-së, gara e madhe brënda tyre ka nisur. Rrethi i ngushtë ka nisur të hedhë insinuata, që nënkuptojnë “kryetarllëkun” e përkohshëm apo të përhershëm. Edhe pse Berisha deklaroi 1 natë para “arrestit të shtepisë” se “PD do ta drejtojë unë Sali Berisha”, duket se situata mund të ndryshojë. Kjo për faktin se partia nuk drejtohet më si “Mao Ce Dun-i” dikur. Direktivat, porositë dhe urdhërat “nuk pijnë ujë” kur nuk je fizikisht në seli. Gara ka nisur dhe në start janë goxha emra, si Mul Noka, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Edi Paloka, Edmond Spaho, apo dhe Luçiano Boçi, i cili duket si më favoriti. Por është herët akoma për të përzgjedhur nga Berisha emrin e duhur. Ai nuk ka besim, por më kryesorja është se, e ka të vështirë ti besojë ndonjërit prej tyre Rithemelimin. Ka zëra brënda rrethit të ngushtë se “po shqyrtohet opsioni i krijimit të një partie të re, me emer të përafërt, dhe kryetar Berishën”. Duket se viti 2024, do të jetë “malore” e fortë për Rithemelimin, dhe “ vit beteje” për Berishën. Ato nisin me masën e arrestit, apelimin ndaj saj, gjyqet me vulën, selinë, siglën, kompleksin “Partizani”, dhe deri atëhere ka ardhur 2025, viti elektoral. Pra, Rithemelimi ka përpara një vit me plot surpriza, dhe pozitiviteti i tyre, varet nga përzgjedhja që do të bëjë Berisha. Edhe vetë ai e kupton se, ka nevojë për dikë, që të mbolojë “hijen” e tij në seli. Ka nevojë për dikë që të jetë aq  “luftarak” sa ai. Por mungesa e vazhdueshme e besimit, (po të kemi parasysh praninë e tij në PD edhe pas doreheqjes në 2013) bën që të ketë mëdyshje për të përcaktuar emrin e pasardhësit të përkohshëm. Beteja e tij ka nisur për marrjen e statusit “i burgosur politik nga Edi Rama”, duke synuar rritjen e përkrahjes brënda bazës në rrethe. Pra 2024, pritet të jetë një vit me dilema, surpriza, beteja dhe aksione , “fitorja” e të cilave varet nga “timonieri” dhe jo ata që ka pas, në “anijen e mbytur”.

Next Post
fishekzjarre1

Vlorë/ Shisnin lëndë piroteknike, nën hetim 2 persona, sekuestrohen mall me vlerë rreth 800 000 lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In