• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ka ngjashmëri ‘të frikshme’ me Putin, shqetësohet polaku: Ukrainasit bëhen agresivë kur më shohin!

by
03/03/2022 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një burrë që i ngjan Vladimir Putinit ka nisur të frikësohet për sigurinë e tij, tani që Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të gjerë. Ai pretendon se është në anën e vendit të sulmuar, Ukrainës.

Edhe pse Slawek Sobola ka kaluar tetë vitet e fundit duke “imituar” profesionalisht presidentin e Rusisë, gjë që i ka sjellë atij një shumë të konsiderueshme parash, që kur ka nisur lufta ai po ndjen frikë për sigurinë e tij.

Polak me vendbanim në Wroclaw, qytet në Poloninë jugperëndimore, 53-vjeçari shqetësohet se ukrainasit që kanë shkuar si refugjatë në qytetin e tij do të kthehen kundër tij.

“Para luftës nuk kisha frikë për sigurinë time në rrugë, por tani kam pak frikë. Ka shumë njerëz nga Ukraina në Wroclaw që jetojnë dhe punojnë këtu”, tha sozia e presidentit famëkeq. “Më kanë thënë shumë herë se dukem si Putini, por vetëm tani kam frikë se njerëzit mund të bëhen agresivë kur të më shohin”.

Ai është i vetëdijshëm se shumica e botës e sheh Putinin si një horr.

Slawek pranoi se falë ngjashmërisë me Putinin, ai fitoi mundësinë për të “shikuar botën”. Ai ka vizituar vende si SHBA-ja, Hong Kongu, Londra e madje edhe Rusia, por megjithëse i ka sjellë shumë përfitime ngjashmëria me Putinin, tani situata është kthyer “kundër tij”.

Edhe pse dikur e ka respektuar, ai pretendon se mendimi i tij për njeriun që nisi pushtimin e Ukrainës ka ndryshuar. Gjithashtu premtoi se nuk do të luajë më “rolin” e Putinit dhe se nuk do të përfitojë nga konflikti i tmerrshëm.

“Kjo luftë nuk është asgjë e mirë dhe unë nuk mendoj të fitoj para nga kjo. Unë kam shumë respekt për Putinin, por mendoj se ky njeri ka bërë shumë të këqija dhe nuk e di se si do ta luaj rolin e tij në të ardhmen. Në këtë situatë lufte, unë qëndroj me Ukrainën”, tha Sobola.

Bashkëshortja e tij Dorota, ndjen lehtësim të madh pasi i burri i saj ndërpreu këtë “parodi”.

“Ndonjëherë bëhet e sikletshme kur jemi me familje, duke ecur, në plazh, në një bar apo restorant dhe njerëzit thonë ‘Hej, shih Putinin. A mund të bëj foto me ty”, tha ajo.

Ky shqetësim tani është shndërruar në frikë, pasi Rusia nuk po i ndal sulmet ndaj Ukrainës.

Kur u pyet se çfarë do t’i thoshte Putinit nëse do të përballej me të, Sobola kishte një përgjigje të qartë.

“Unë do t’i kërkoja atij të më shikonte dhe do ta pyesja “Si mund të kesh të njëjtën fytyrë si unë dhe ta përjetosh botën kaq ndryshe”, tha ai, raporton The Sun.

/b.h

Next Post
Kievi apel ndërkombëtar: Bashkojuni ushtrisë ukrainase! Zelenski: Po krijojmë “legjionin ndërkombëtar”!

'16 mijë vullnetarë të huaj të gatshëm për të luftuar për Ukrainën'/ Zelensky: Na vijnë armë çdo ditë nga partnerët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In