• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka ndryshuar qëndrim për vrasjen në Elbasan”/ Bardhi: S’e kam frikë, Berisha s’është zgjidhje për PD nuk e bën fituese

by Java News
15/07/2022 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka qenë i ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, ku ka folur për shumë tema që prekin selinë blu, me në krye ngërçin e brendshëm në përplasjen e grupit ku bën pjesë ai dhe Enkelejd Alibeaj me grupin e kryetarit Sali Berisha.

Bardhi u shpreh se nuk ka frikë nga përbaltja siç e konsideroi ai që i bën kreu i PD, duke ju referuar edhe rastit të vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, për të cilën konstatoi se Berisha po e sulmon me argumentet e Taulant Ballës.

Bardhi: Unë nuk kam asnjë frikë se them dhe bëj ato që besoj. Unë besoj se Sali Berisha nuk është zgjidhje për PD dhe nuk e bën fituese partinë.

Absolutisht me gjithë masakrën zgjedhore PD nuk e pati mundësin që të qeveriste vendin. Unë mendoj se PD duhet të shohë përpara. Ky mendimi im mund të sjellë atë baterinë e sulmit në drejtimin tim. Por unë s’jam në politikë që të luftoj për karrigen time. Nuk jemi pa strategji por strategjia jonë është për të mos i fryrë zjarri të përçarjes në PD. Jemi në aksion kundër Edi Ramës.

Shiko kur unë them palë flas për anëtare të PD që mendojnë se Berisha është zgjidhje apo nuk është. Se po thamë palë i bie që pjesa tjetër s’është aty pa Berishën. Se kemi një Berishë që thotë gjithçka dhe bën gjithçka ndërsa ata të tjerët e ndjekin dhe nuk kanë as mision as ide.

E përsëris se në finale ajo që ne duam të arrijmë është të mos përforcohet çarja e PD.

Po e presim vendimin e gjykates!

Berisha e kthen çdo betejë në personale. E rëndësishme është se sido që të jetë vendimi i Gjykatës së Apelit unë them se do të respektoj çdo vendim gjykate. Nuk kam ndërmend të largohem nga PD, por nuk do bëj kapërcimin si kolegët e mi që të them se Sali Berisha është e ardhmja e PD. Do vazhdoj të them në çdo strukture të Partisë se Berisha nuk është e ardhmja e PD. Nuk e kam thënë këtë për interes të karriges, por se e besoj.

Nuk jam i keqardhur se nuk mora pjese ne proteste. Me çfarë kam biseduar me një grup prej tyre, protesta ishte një protestë me motiv politik dhe e thirrur kundër qeverisë. Pjesa dërrmuese e Grupit Parlamentar ishte në protestë për të qenë krah qytetarëve jo krah Berishës. Unë nuk mora pjesë në protestë se ishte me motiv politik, se të thuash që e kemi Edi Ramën armik pas 9 vitesh, nuk është e drejtë pasi shqiptarët nuk e kanë pasur mik Ramën gjatë këtyre viteve. Berisha një nga motivet e organizimit të protestës ishte të shpallte grupin armik ndaj PD. Tre individë ishin shpallur armik për të mos marrë pjesë në protestë. Zoti Alibeaj, zoti Basha dhe unë.

Shqipëria është në rrezik edhe sepse Sali Berisha ka marrë peng Partinë Demokratike.

Zoti Berisha më ka bërë përgjegjës politik për një ngjarje të ndodhur në Elbasan. Ka ndryshuar qëndrimin e tij publik për atë ngjarje. Unë e kam mbajtur qëndrimin tim dhe nuk jam nga ata politikanë që bëjnë politikë me vdekjen. Nuk mund të shpall unë verdiktin si të jem Prokurori ose gjykatësi. Partia Socialiste në Elbasan nuk kishte shtab elektoral në Elbasan. Ne kishim përballë një grup të krimit të organizuar që ishte shtabi i Taulant Ballës. Unë s’kam patur përballë Ballën por grup të strukturuar kriminal, një pjesë e të cilëve sot janë në kërkim nga policia për trafik droge, tentativë vrasje.

Qarku i Elbasanit i ishte njoftuar muaj përpara policisë së shteti se ne e konsideronim partner, por u soll si një bandë në Elbasan se u bë një me krimin. Sali Berisha po e keqpërdor atë çështjes. Nuk e ndaloj dot Berishën të shpifi për personin tim. Ndaj shpifjes së tij ka një të vërtetë. Që policia e shtetit ishte aty dhe i la terren bandës për të marrë një kontroll. Këtë s’e kam thënë unë por Prokuroria e Shtetit që ka dalë në konkluzionin se policia ishte aty e njoftuar nga PD dhe s’ka vepruar se ka qenë e gjunjëzuar. Dhe s’mund të akuzosh Gazmend Bardhin pse ka bërë fushatë duke pasur përballë vrasës me pagesë, bandat më të kërkuara nga polica dhe lumin e parave të trafikut të drogës./m.j

Next Post
Një re e zezë mbulon gjithçka/ Pamje të frikshme, momenti kur raketa ruse godet civilët në Ukrainë

Një re e zezë mbulon gjithçka/ Pamje të frikshme, momenti kur raketa ruse godet civilët në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In