• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka ndonjë mendim LSI për zgjedhjet në Dibër?!

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për të. Më lejoni të shpreh krenarinë për këtë bashkëjetesë dhe për këtë harmoni të mrekullueshme që ne kemi falë këtyre marrëdhënieve mjaft tolerante, bashkëpunuese midis komuniteteve tona, por edhe besimeve të ndryshme”. Ky është mesazhi i fundit publik i kreut të LSI Ilir Meta. Është bërë në një moment që ai ndodhej (dhe ndodhet ende), në një vizitë zyrtare në Londër. Bën fjalë për festën e Kurban Bajramit, evenimentin e dytë për nga rëndësia, të botës muslimane.

Megjithatë, në të njëjtën ditë me Kurban Bajramin, në Shqipëri janë mbajtur edhe një palë zgjedhje, diku në Verilindje të vendit. LSI ka qenë formalisht pjesëmarrëse në këtë fushatë për bashkinë e Dibrës, duke kërkuar vota për Muharrem Ramën. E megjithatë në orët që pasuan fitoren e qartë të kandidatit të majtë, asnjë eksponent i LSI nuk ka dalë të bëjë ndonjë deklaratë shtypi apo të japë ndonjë opinion për zgjedhjet në Dibër. Të paktën në lajmet e 48 orëve të fundit nuk gjen të tilla. Nëse i hedh një sy shtypit të kësaj partie, do të gjesh gjithçka, por asnjë rresht për Dibrën.

Heshtja e LSI për zgjedhjet në Dibër është një heshtje që flet. Pikërisht si ajo heshtja e atij politikanit të njohur që pëlqen të thotë shpesh “unë flas me heshtje”. Megjithatë partia e Metës nuk është njëra ndër dhjetra siglat e koalicionit të majtë, ajo është shtyllë e kësaj maxhorance, kurse vetë Meta është “bashkëkryetari i Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Siç e quan Edi Rama sa herë i bie rasti të flasë për koalicionin. Një bashkëkryetar që këto ditë ka vendosur të “heqë spinën”.

Next Post
Kurbin, 53-vjeçarja bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

Kurbin, 53-vjeçarja bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In