• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

A ka ndonjë befasi në koalicionet e partive kosovare?!

by Java News
17/05/2017 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy partitë më të mëdha politike në Kosovë, PDK dhe LDK kanë zënë hapat e fundit ligjor, për të lidhur koalicione me partitë më të vogla politike, me shpresë  se do të dalin numër një në zgjedhjet e 11 qershorit.

Befasinë kësaj radhe e ka bërë Partia Demokratike e Kosovës e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli,  e cila në mesnatë ka bërë koalicion me rivalët më të mëdhenj, Ramush Haradinajn  e Fatmir Limajn nga blloku opozitar AAK-NISMA.

Marrëveshja u nënshkrua vetëm pak minuta para se të kaloj afati ligjor i përcaktuar nga KQZ.

Sipas kësaj marrëveshje, kandidati i përbashkët i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër është Ramush Haradinaj. Në listën e përbashkët do të figurojnë 50 për qind të kandidatëve të AAK-NISMA dhe 50 për qind të PDK-së. Listës së këtij koalicioni do t’i prij Kadri Veseli, ndërsa PDK pritet t’i marr numrin më të madh të dikastereve qeveritare.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës e cila përveç se ka nxjerr Avdullah Hotin, kandidat për kryeministër, ka lidhur koalicion me partinë e Behgjet Pacollit, Aleancën Kosova e Re. Po ashtu LDK ka lidhur koalicion me disa parti më të vogla, përfshirë edhe partinë më të re, Alternativën, që drejtohet nga Mimoza Kusari dhe Ilir Deda.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës që drejtohet nga Kadri Veseli, ka lidhur koalicione parazgjedhore edhe me disa parti të vogla, që edhe më herët ka qenë me këtë parti. Veseli sot ka nënshkruar koalicion me Partinë e Drejtësisë, me Alternativën Demokratike të Edita Tahirit, me Lëvizjen për Bashkim dhe disa parti të vogla më pak të njohura.

Kurse e fundit dhe krejt e veçantë, pa asnjë koalicion ka mbetur Lëvizja Vetëvendosje e cila do të garojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Lufta më e madhe do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve, LDK-së e PDK-së, të cilat edhe do ta drejtojnë qeverinë e re.Në rast se fiton LDK, atëherë partia e Isa Mustafës obligohet që kryetarin e Kuvendit t’ia ndaj Behgjet Pacollit, e pasi Hashim Thaçi ta përfundoj mandatin, biznesmeni kosovar ta marrë detyrën e presidentit, një post që e ka ëndërruar gjithmonë.

“Jam i bindur se fitorja është me ne. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet dhe me këtë fiton e mira, do të parandalohet e keqja. Së bashku me LDK-në do të arrijmë ta implementojmë programin tonë që garanton rritje ekonomike mbi 8 për qind”, tha Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes me LDK-në.

Ndryshe, sipas Kushtetutës, partia apo koalicioni parazgjedhor që fiton më së shumti vota në zgjedhje, e ka të drejtën e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, e rrjedhimisht edhe formimin e qeverisë së re. Zgjedhjet në Kosovës mbahen më 11 qershor, ndërsa fushata zgjedhore është vetëm 10 ditë pasi zgjedhjet janë të parakohshme, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/Tentuan të trafikonin kanabis në Tiranë, policia u prish planin 4 trafikantëve nga Kruja

VIDEO/Tentuan të trafikonin kanabis në Tiranë, policia u prish planin 4 trafikantëve nga Kruja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In