• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka mundësi që PS-ja të rritet në përqindje?

by Mentor Nazarko
19/06/2017 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Në mes të javës u bënë publike sondazhet e IPR Marketing në nivel Shqipërie dhe të disa qarqeve interesante që ofruan të dhëna të befta. PS po rritet në raport me sondazhin e një jave më parë. PD po bie, LSI rri konstant, PDIU po rritet pak.

Pandehmat e mëposhtme konsiderojnë sondazhin si të besueshëm pa u marrë me paranoja të caktuara që e shohin sondazhin si të financuar paraprakisht nga partitë apo të modifikuar pasi është kryer, në këmbim të diçkaje. Sigurisht në rezultat ka një element që kushtëzon shumë përputhjen e tij me realitetin pas një jave. Shifra e lartë e atyre që thonë se nuk do shkojnë në votim dhe atyre që janë të pavendosur.

Pikëpyetja më e madhe lidhet me rritjen e PS-së, e cila është në mbyllje të një mandati, i cili nuk mund të thuhet se ishte i përsosur, madje dhe vetë Rama thotë se nuk ishte i tillë pse partitë e vogla e kanë penguar në timon duke e patur mendjen tek tepsia. Si rregull në Shqipëri, partia e parë arrin të konfirmohet për një mandat të dytë, por prirja rritëse ngjan e çuditshme.

E për ta kuptuar atë, do duhet të shkojmë në terrenin politik, në ndryshimet e kohëve të fundit. Ulja e tensionit politik, paqtimi midis partive të mëdha, megjithë zhurmën që krijon LSI-ja e zhvendos debatin politik në një terren neutral politikisht, në aftësitë retorike të liderëve, në fuqinë që ata tregojnë, sigurinë se do qeverisin, zotërimin që i bëjnë temave qeverisëse, etj. E në një terren  të tillë, është e qartë se Rama del më mirë se Basha, për arsye që dihen.

Për aftësi retorike Rama po shfaqet më mirë se Basha, më krijues, me mesazh më kompakt, më të rrumbullaksuar, ndërsa Basha operon me pak koncepte që si vijim i retorikës së çadrës megjithatë nuk duket se janë efektivë.

Në pikëpamje të fuqisë, Basha ka treguar shumë, duke ndërruar rrënjësisht listën e tij, duke bërë marrëveshje të paimagjinueshme më parë, por ai nuk tregon dot fuqi ekzekutive, që vjen prej të qenit kryeministër. Rama ka hequr Metën, ka hequr partitë e tjera të vogla, ka dhënë idenë se shkon përtej amerikanëve, madje i sfidon ata pjesërisht, ka falur shumë me marrëveshjen, diçka që tregon fuqi gjithashtu. E fuqia tregon siguri. Nuk po thuhet se Rama do jetë ministër i Bashës në një qeveri me bazë të gjerë, por e anasjellta. Afërmendsh që dhe në pikëpamje të temave qeverisëse, Rama është më brenda tyre, reciton më mirë,madje dhe narrativë kombëtariste, një narrativë që e përsërit prej kohësh.

Pra në një kontekst politik, ku janë rrafshuar ndarjet ideologjike, ku nuk ka konfliktualitet të lartë, hyjnë në lojë cilësi politike neutrale. Dhe ato bëjnë efekt tek të rinjtë, tek të pavendosurit, tek elektorati pragmatik, veçanërisht në fshat që ndjekin me besnikëri luhatjet e barometrit të pushtetit dhe i falen më të fortit.

Kësisoj, kjo rritje ngjan deri diku e besueshme, dhe thithet nga sondazhistët në endjen e tyre në terren. Paqtimi midis partive kryesore ka hequr frikën, megjithëse Dulja i PBDNJ thoshte dje, se është shtuar frika. Sondazhi kësisoj bëhet i besueshëm, ashtu si bëhet e besueshme shifra e të pavendosurve, apo e atyre që tani thonë se nuk do shkojnë në votim. Mos vallë pse ata besojnë se të dy lojtarët kryesorë tani që u pajtuan, janë të dy njëlloj ? E atëherë nuk ja vlen të votohet ? Me gjasë duke e ndjerë këtë rrezik, Basha po sulmon më fortë se më parë PS-në. E le të shohim çfarë frytesh do të japë deri në fund të javës ky ndryshim i beftë. /Konica.al

Next Post
Tre persona me maska dhe të armatosur i grabisin mjetin qytetarit dhe e lënë në mes të rrugës

Lidhin rojen, marrin kasafortën dhe ikin me furgonin e kompanisë në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com