• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ka marrë ryshfet për sabotimin e dosjeve”/ Ja pse SHBA-BE nuk e duan Besim Hajdarmatajn, fati prokurorit në dorë të Kolegjit të Apelimit

by Java News
07/12/2019 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, në datën 4 dhjetor, i kërkuan Komisionerit Publik që të ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i njohur për përplasjet me ish-kryeprokuroren Arta Marku si dhe i përfolur për kalimin në duart e PD të përgjimeve në dosjen 184. Po pse përfaqësuesit e ONM kërkojnë një Veting të dytë për Besim Hajdarmatajn dhe nuk janë dakord për kualifikimin e tij në detyrë, për të qenë pjesë e drejtësisë së re? Në rekomandimin për rikthimin e Hajdarmatajt në Veting, thuhet ONM shpreh dyshime se prokurori ka marrë ryshfet në këmbim të sabotimit të dosjeve, ndonëse këto dyshime mbetet për t’u provuar. ONM u referohet disa denoncimeve anonime, të cilat bënë që Komisioni i Vetingut, të rihapte edhe një herë hetimin ndaj prokurorit. “Ankesat ngrinin dyshime se çështjet ishin prishur me vullnet në këmbim të përftimeve financiare”, thekon ONM.

ONM i referohet kryesisht një çështje të vitit 2010 kur Hajdarmataj ishte drejtues i Prokurorisë së Kurbinit si dhe katër dosjeve të trafikut të drogës. Në vitin 2010, Hajdarmataj, në atë kohë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit ka regjistruar procedimin për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 235/1 dhe 277 të Kodit Penal. Nga momenti i regjistrimit të procedimit penal, datë 7.5.2010, deri në momentin kur është vendosur pushimi i hetimeve, në datën 27.7.2011, pas 1 viti, 2 muaj dhe 20 ditë, nga prokuroria nuk është kryer asnjë veprim tjetër procedural. Të vetmet veprime janë ato të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin në datat 4 dhe 5 maj të vitit 2010. Sipas Komisionit të Vetingut ky veprim nuk është i mjaftueshëm për ta ndëshkuar prokurorin. Komisioni i Vetingut ka vendosur ta dërgojë këtë dosje për verifikim tek Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili nuk është ngritur ende. Por, ndryshe mendon ONM, i cili kërkon që çështja të shqyrtohet nga Kolegji i Apelimit.

Sipas ONM bëhej fjalë për një grup personash që kishin kërcënuar një ekip të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, për të mos sekuestruar disa makineta të lojërave të fatit në Laç. Makinetat ishin vjedhur. OMN thotë se Hajdarmataj ka bllokuar hetimet dhe më pas ka mbyllur çështjen, kur çështje duhej të hapej. Sipas ONM nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore, por me një vepër penale serioze. Dosja tjetër e shqyrtuar nga ONM ka të bëjë me kapjen nga policia të 11 ton kanabis në Përmet në 2017. Kjo çështje nuk është hetuar nga Hajdarmataj, por ONM ka vënë në dyshim rolin e tij si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka bërë një hetim të dobët, duke mos u thelluar për të zbuluar se kush fshihej pas. Edhe kjo çështje ONM kërkon që të shqyrtohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Gjithashtu, ONM ka ngritur dyshime se si ka mundësi që Hajdarmataj nuk ka një banesë të tij, por jeton në një banesë me vëllanë, familjen e tij, nënën dhe motrën. ONM kërkon që të qartësohet raporti i prokurorit me këtë banesë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Komisioneri Publik do ta pranojë rekomandimin e ONM për të ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin e në detyrë të Hajdarmatajt në Kolegjin e Apelimit. Deri më sot, Komisioneri Publik i ka pranuar të tetë rekomandimet e ONM për ankimime vendimesh për konfirmime në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me të cilëve edhe vendimet për ish-kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, të shkarkuar më pas nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Projekti gati brenda 18 muajve”, Rama: Nga një zonë kanceroze, “Porto Romano” do kthehet në park urban

VIDEO/ "Projekti gati brenda 18 muajve", Rama: Nga një zonë kanceroze, “Porto Romano” do kthehet në park urban

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllen hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgohen për gjykim 10 të pandehur

Mbyllen hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgohen për gjykim 10 të pandehur

July 2, 2026
Presidenti i Kolumbisë: 7 milionë vetë dolën nga varfëria, kjo është trashëgimia ime!

Presidenti i Kolumbisë: 7 milionë vetë dolën nga varfëria, kjo është trashëgimia ime!

July 2, 2026
Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim

Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim

July 2, 2026
Paralajmërimi i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

“Thonjtë e politikës së dështimit po dalin në pah”, Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

July 2, 2026
Balla poston foton e policit të gjakosur: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

Balla poston foton e policit të gjakosur: Kush ngre dorë ndaj policisë, ka ngritur dorë ndaj shtetit

July 2, 2026
VIDEO / Messi kontrollohet si bandit në aeroport! Reagimi i yllit të madh tërheq vëmendje

VIDEO / Messi kontrollohet si bandit në aeroport! Reagimi i yllit të madh tërheq vëmendje

July 2, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjykata e Lartë nuk mund të mos zbatojë më vendimin e vet

July 2, 2026
“Hormuzi në krizë, tarifat e kalimit rrezik për tregtinë globale”

“Hormuzi në krizë, tarifat e kalimit rrezik për tregtinë globale”

July 2, 2026
Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar

Milot-Balldren: Kosto e lartë apo perceptim i gabuar

July 2, 2026
Mbahet seanca plenare, PD mungon në sallë! Replika mes Bidos e Muçit: Je viktimizuar se ke kombësi greke…

Mbahet seanca plenare, PD mungon në sallë! Replika mes Bidos e Muçit: Je viktimizuar se ke kombësi greke…

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In