• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Ka hyrë protesta në rutinën e saj?

by Fatos Çoçoli
25/07/2026 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Sot, në ditën e 56-të të protestës, dy ose tre mijë qytetarët që dalin çdo ditë dhe po mohojnë pushimet e sfidojnë vapën, janë bërthama e vërtetë e protestës, qëndrestarët e saj. Ata janë aktivistë të lëvizjeve të reja politike në Shqipëri, lëvizjeve “Bashkë”, “Shqipëria bëhet” dhe partisë Mundësia.

Protesta rinore dhe paqësore 56 ditore, si çdo protestë e zgjatur, kaloi nëpër faza të ndryshme. Fillimisht mbizotëroi entuziazmi. Kjo ishte faza më e bukur dhe më e rëndësishme e protestës. Ajo zgjati 10 ditët e para të saj. Mobilizoi të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe ngërtheu shpresë për ndryshim. Si dhe magnetizoi mbulim të gjerë mediatik ndërkombëtar.

Më pas, protesta kaloi në fazën e organizimit dhe të konsolidimit të saj, kur prodhoi dy protesta kombëtare, por edhe dhunim të mjediseve të Universitetit publik Politeknik të Tiranës për të vendosur një pankartë, vezë mbi deputetë dhe mbi makinat e tyre, si dhe një arkivol në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Faza e tretë ishte dhe ajo vendimtarja: protesta mund të konsolidohej më tej në një lëvizje masive qytetare, ose të tkurrej në një grup besnik mbështetësish. Ndodhi kjo e fundit.

Kur u pa se, me gjithë mbulimin e mirë ndërkombëtar të mediave kritike ndaj presidentit amerikan Donald Trump, qëllimi nuk po arrihej, mes një pjese të organizatorëve të protestës pllakosi zhgënjimi, lodhja dhe nervozizmi. Në tre javët e fundit 05-24 korrik u pa rezistenca e saj.

Me aksionet guerrile në mjediset e Kuvendit, organizatorët realë(dhe jo shakaja e Kuvendit Kombëtar tre ditë më parë, që përfundoi si dhe nisi, pa zhurmë dhe pa shenjë) u përpoqën ta largojnë protestën nga përgjigjja e pyetjes thelbësore: a po arrin ajo të zgjerojë mbështetjen, apo po mbetet e kufizuar tek një grup i qëndrueshëm aktivistësh?

Tani ka dalë e qartë për qytetarët se, edhe pse kanë mbajtur një profil të ulët në protestë, tre motorët realë të saj janë figurat politike Arlind Qori, drejtues i lëvizjes “Bashkë”, Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes “Shqipëria bëhet” dhe Agron Shehaj, drejtues i partisë Mundësia. Që të tre kanë mbështetës të mirëorganizuar, kryesisht të rinj.

Të tre janë ata që siguruan me mbështetësit e tyre mbijetesën e protestës, në tri javët më të vështira të saj, pas protestës kombëtare të 4 korrikut.

Ata mund dhe do ta mbajnë protestën ende gjallë, pasi ajo përfaqëson arritjen e tyre më të madhe politike. Mirëpo, një protestë nuk matet vetëm nga prania dhe puna organizuese e drejtuesve të saj realë.

Ajo matet nga aftësia për të mobilizuar vazhdimisht qytetarë të rinj, për të zgjeruar bazën e mbështetjes dhe për të kthyer pakënaqësinë shoqërore në pjesëmarrje aktive.

A mjafton bërthama e aktivistëve?

Në çdo protestë ekziston një grup njerëzish që marrin pjesë çdo ditë. Ata janë “qëndrestarët”, të cilët mbajnë gjallë kauzën, edhe kur pjesëmarrja bie. Ky është një fenomen i njohur në lëvizjet sociale në mbarë botën.

Por sfida lind kur protesta mbështetet kryesisht tek kjo bërthamë dhe nuk arrin të tërheqë shtresa më të gjera të shoqërisë. Të tre figurat politike të mësipërme, motorët realë të sotëm të protestës, kanë interes ta mbajnë protestën gjallë me çdo kusht. Por pikërisht në këto momente, kur protesta po jeton përmes bërthamës së saj, lind tek qytetarët perceptimi se kjo lëvizje e paqtë qytetare po qarkullon brenda vetes, dhe jo se po zgjerohet. Dhe vetëqarkullimi shënon dalëngadalë uljen e ndikimit të protestës në shoqërinë tonë.

Shënon nisjen e rutinës së saj. “Sot kemi vapë dhe protestë” kanë bërë shaka shumë të rinj kafeneve të Tiranës këto ditë. Ata këto tre javë nuk i janë bashkuar më protestës, si në ditët e para, kur ishte “gallatë”, por edhe kishte shpresë së diçka për mirë do të ndryshonte. Kur kanë dalë nga kafeneja, kanë kthyer rrugë, për të mos iu bashkuar protestës.

Sfidat e lidershipit të vërtetë të protestës

Për çdo drejtues proteste, sfida nuk është vetëm të mbajë të motivuar mbështetësit më besnikë. Sfida është të bindë edhe qytetarët që qëndrojnë në distancë dhe që janë më të shumtët.

Mirëpo kjo kërkon një program të qartë dhe të përbashkët politik, objektiva të matshëm, komunikim të besueshëm, aftësi për të ndërtuar aleanca më të gjera dhe ruajtjen me çdo kusht të karakterit paqësor dhe demokratik të protestës.

Nëse protesta nuk arrin të zgjerojë bazën e saj, ekziston rreziku që energjia fillestare të zëvendësohet nga rutina.

Historia e protestave tregon se qëndresa është një element i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm. Qëndrestarët mund ta mbajnë gjallë një kauzë, por ndryshimet politike ose shoqërore zakonisht kërkojnë mbështetje shumë më të gjerë, se sa bërthama e aktivistëve.

Kryepyetja “A po arrin protesta të fitojë besimin e qytetarëve, përtej mbështetësve të saj më të angazhuar?” ka marrë deri tani përgjigje negative. Tre drejtuesit realë të sotëm të protestës mund ta mbajnë atë gjallë edhe për javë të tjera, për interesat e tyre politike, por protesta, për fat të keq, ka humbur frymën e saj të dhjetë ditëve të para dhe, bashkë me të, edhe shpresën se do t’ia arrijë të bëjë ndryshimin.

Next Post
“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

“Paraja fizike nuk do duhet më në vitin 2036”, deklarata e Elon Musk ndez debat për të ardhmen e ekonomisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Trajektoret e votave të PS-së dhe të PD-së

November 1, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Nga gazi lotsjellës te shoqërimi i të miturve, Avokati i Popullit nxjerr konstatimet për protestën

November 1, 2026
Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In