Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se Policia e Shtetit do të ndalojë përdorimin e tullumbaceve me oksid azoti. Ndonëse për këtë nuk ka një ligj specifik që e ndalon, aq sa kanë hyrë në Shqipëri duke paguar doganë, Balla tha se do të bazohet në disa konventa që e cilësojnë këtë lëndë si drogë.
“Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën. Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj” tha Balla në foltoren e Kuvendit.
Besoj se deputetët e kuvendit do t’i mbështesin ndryshimet që ne duam për të garantuar që çdo keqbërës që i afrohet shkollave të marrë ndëshkim shumë më të ashpër”, tha Balla.