• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka gisht Xhonatan Paja në vrasjen e dyfishtë në Greqi? Zbulohen detajet e dosjes hetimore

by Java News
19/01/2024 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa orësh media greke po zbulon detaje nga dosja hetimore e zbulimit të një grupi prej 7 personash, të dyshuar secili veç e veç në episode të ndryshme e shpesh në bashkëpunim për të paktën 3 vrasje, 3 tentativa vrasje dhe vepra të tjera kriminale ndaj pronës.

Mes personave të dyshuar është edhe 26-vjeçari nga Poshnja e Dimalit, Xhonatan Paja, i cili ndodhet i arrestuar në Mal të Zi si i dyshuar se do të vriste anëtarin e një klani të njohur kriminal. Ditën e sotme u publikuan detaje se Paja, në kuadër te grupit të zbuluar në Greqi, dyshohet i përfshirë në ngjarjen e datës 16.06.2023, ku 9 persona i vunë zjarrin 23 makinerive të prodhimit të duhanit të një kompanie.

Gjatë orëve te fundit, është zbuluar përmes dosjes hetimore se shqiptari rezulton i dyshuar edhe për vrasjen e Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis në qershor 2023.

Konkretisht sipas mediave greke referuar dosjes hetimore:

“Në qershor 2023, Vasilis Roumpetis dhe Dionisis Mouzakitis u vranë në Koridallos. I pari konsiderohej një emër i fuqishëm gjatë natës dhe i dyti punonte në ruajtjen e Skaftouros. Autorët kanë përdorur dy makina dhe një motor. Pas arratisjes së tyre dyshohet se kanë ndërruar automjete, njëra prej të cilave është gjetur e djegur në Skaramangas. Sipas policisë, në të njëjtën natë në zonën ku u gjet e djegur makina e sulmuesve, janë aktivizuar celularë specifikë, mes tyre një numër që i ngarkohet një shqiptari, i cili aktualisht është i burgosur në Mal të Zi”

Kujtojmë që pas arrestimit në Mal të Zi në tetor 2023, në banesën e Pajos në Dimal është ushtruar kontroll edhe nga policia shqiptare, por rezultatet e tij nuk janë bërë publike./m.j

Next Post
“Vrasja e Sinomatit, pranë zbardhjes”, Balla në Vlorë: Po shkojmë drejt arrestimit të autorëve

“Vrasja e Sinomatit, pranë zbardhjes”, Balla në Vlorë: Po shkojmë drejt arrestimit të autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com