• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka fytyrën e humbjes”, Kadilli tregon arsyen pse Basha e dogji mundësinë e rikandidimit

by
17/05/2021 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një interviste televizive, Fatbardh Kadilli, i cili ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, ka thënë se  problemi me Lulzim Bashën në 8 vite drejtim në krye të PD i solli asaj vetëm humbje duke u kthyer në një person të pabesueshme që ka fytyrën e humbjes dhe jo shpresës për një qeverisje më të mirë.

Më tej Kadilli tha se Basha e ka djegur mundësinë e rikandidimit në zgjedhjet për kreun e PD dhe se po e çon partinë në një spirale zbritëse duke e mbyllur ciklin e tij politik.

“Basha më rezultatin e 25 prillit mbylli ciklin e tij politik, atë trajektore që ka diçka të re për t’i thënë politikës. Basha ka pasur disa raste të rëndësishme dhe drejtimin e PD për të ekspozuar se sa i zoti është dhe rezultati është negativ dhe më i miri është rezultati i 2015 pas atij momenti devijoi totalisht në aspekt personal dhe aspak politik. Se Basha do zvarritet në politikë ky është vendim i tij. Jam parimisht kundër kufizimit të drejtës për të rikandiduar, Basha e dogji mundësinë e rikandidimit. Pushteti nuk ndërrohet se mbaron turni, sepse opozita nuk mund të jetë kalkulim. Opozita e tij u konceptua si një opozitë që lufton për një vend të dytë. Që në nisje ai është gabim në koncept. Ky vend ka nevojë për ofertë serioze dhe njerëz të besueshëm. Është i padenjë për një lider opozite. PD ka minimumi 1000 veta se Basha dhe se unë, puna është se kush merr kurajën të propozojë diçka të re. Me këtë rrugë të Bashës do shkojmë në spirale zbritëse vetëm shpejtësinë nuk e dimë ende si do ndodh, unë marr perisper ta ngre këtë parti”, tha Kadilli.

Në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e ri të PD më 13 qershor, Kadilli tha se ka një asimetri të madhe pasi Basha ka një makineri elektorale në dispozicion dhe këtë e bënë atë të pabarabartë përpara kandidatëve të tjerë. Megjithatë tha Kadilli ai gëzon mbështetjen morale të demokratëve dhe shpreson që demokratët të votojnë me moral dhe koncepte politike dhe jo për të mos ia prishur liderit aktual.

“Është një garë asimetrie totale nga pikëpamja e mjeteve për të bërë fushatë pasi Basha ka ngritur një makineri të madhe elektorale përballë Ramës dhe atë  makineri tani e ka në dispozicion edhe për zgjedhjet për kandidatët këtë herë. Unë gëzoj asimetrinë morale dhe moralisht demokratë janë me  mua dhe jo e Lulzim Bashës që është fytyra e humbjes. Shpresoj se ky moral të zgjojë instinktin politik të demokratëve dhe jo atë instinkt për të mos ia prishur liderit, por të shohin veten si lider”, përfundoi Kadilli./ b.h

Next Post
Ç’po ndodh në selinë rozë? Kryeministri Rama mbledh drejtuesit kryesorë të PS-së

Ç’po ndodh në selinë rozë? Kryeministri Rama mbledh drejtuesit kryesorë të PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In