• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka filmime & udhëtime të Metës me Ismailajn!”/ Artan Hoxha: Metën po e heton vetë Altin Dumani

by A R
09/11/2023 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për hetimet që po kryhen SPAK lidhur me çështjen CEZ-DIA, për të cilën është pyetur edhe Ilir Meta.

Hoxha tha se ka disa prova dhe dëshmi për lidhjet e Metës me Kastriot Ismailaj, i cili vuajti dënimin me 11 vite burg, për abuzimet me DIA, kompaninë që mblidhte borxhet e institucioneve dhe qytetarëve ndaj CEZ.

Hxoha tha se çështja po hetohet nga kreu i SPAK, Altin Dumani.

“Kjo është një nga çështjet që ka një dekadë dhe kemi kërkuar vazhdimisht të hetohet. Të dyja palët politike kanë akuzuar njëra tjetrën për një shpërdorim që shkon në 600 milionë euro. Është histori që ka patur edhe komision hetimor parlamentar. Deri tani rezulton të jetë çështja me dëmin më të madh financiar. Kjo është një histori e madhe abuzimi me pushtetin dhe korrupsionin, që më rezulton se i ka brenda të gjitha palët.

Që tek momenti se si u privatizua OSHE dhe iu tha CEZ. Në momentin kur CEZ në vështirësi për të mbledhur detyrim ndaj insitucioneve dhe qytetarëve, pajtoi DIA për të bërë këtë. Pjesa e tretë është momenti kur është rinegociuar, kur në pushtet nuk ishte më koalicioni Berisha-Meta por Rama-Meta. Të treja këto manovra që janë bërë nga shteti shqiptar duhet të hetohen, nuk janë hetuar deri tani asnjëherë.

Deri tani i vetmi person i dënuar është Kastriot Ismailaj, që bëri 11 vite burg, i janë konfiskuar 5 milionë euro, i është konfiskuar edhe pensioni i nënës. Aktualisht është jashtë territorit të Shqipërisë. Pati disa tentativa të SPAK për ta bërë bashkëpunëtor të drejtësisë. Pretendimi i Metës që kjo çështje është gjykuar disa herë, nuk është i vërtetë.

Kallëzimi i parë që është bërë për historinë e CEZ-DIA ka qenë për Berishën, Rulin dhe disa funksionarë, kjo është pushuar. Kallëzimi i dytë ka qenë për Metën, Berishën dhe të tjerë. Këto kanë ndodhur në 2016-2017. Ishte prokurori Llalla dhe këto u pushuan. Kallëzimi i tanishëm, është dosja 55, ndjekur direkt nga zoti Altin Dumani. Ka filluar në korrik 2019.

Në këtë dosje, Meta është akuzuar sepse në vitin 2009, kur janë bërë tratativat për privatizimin e OSHE, ka ndikuar nëpërmjet ambasadorit tonë në Pragë, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, akuzohet se ka shfrytëzuar pozicionin, për të negociuar që mbledhjen e borxheve të qytetarëve shqiptarë, ta bënte kompania DIA. Ka dalë garant që ky është njeri me lidhje të forta dhe ka infrastrukturën për ta bërë këtë.

DIA ka marrë 1.5 milionë euro, pa u firmosur akoma marrëveshja.

Prokuroria disponon, prova, filmime, dëshmi, udhëtime, të Kastriot Ismailaj me Metën. Madje është një vendim që ka favorizuar CEZ, i cili i jepte mundësinë të fitonte mbi 30 milionë euro. Duke ndikuar te ERT, është ndryshuar cmimi i energjisë, është ulur me gati 30%”, tha ndër të tjera Hoxha.

/a.r

Next Post
Primaret e PD, Bogdani: Kjo është ditë e rëndësishme për demokracinë në vend, do sjellim ndryshim në gjithë vendin

“As 3000, as 36.000”, e hap krahun Gert Bogdani: Bëhet fjalë për 1 milionë emigrantë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In