• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka filluar fushata elektorale!

by Alfred Peza
26/08/2018 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/

Jo vetëm në Shqipëri ndodh që të mund të startojë një fushatë elektorale, pa filluar ende viti i ri politik. Por, vetëm në Shqipëri ndoshta ndodh që një populli ti imponohet një kulturë jetese, si në një fushatë zgjedhore të pambarimtë.

Sinjalet për këtë janë me tepri. Pasi në fund të fundit, politika nuk është gjë tjetër, veçse një lojë e madhe që luhet jo vetëm me veprime e vepra konkrete, por mbi të gjitha, me simbole.

Mbledhja e parë e qeverisë, e cila vendosi “piramidën” që ndau kufirin e përfundimit të pushimeve verore me atë të rifillimit të punës, u bë në Vlorë. Në qarkun ku Kryeministri është deputet prej dy mandatesh, duke synuar që ta shndërrojë në një nga modelet ku investimet lokale, mund të sjellin impakt, edhe në ekonominë kombëtare.

Pas kësaj, Edi Rama më shumë sesa të rikonfirmonte një fakt të njohur publikisht, se ai është një “juventin i vjetër”, publikoi foton me Ronaldon jo me qefin e një tifozi. Mesazhi i “koduar” që me sa duket kërkonte të përcillte ishte i qartë; pavarësisht se në cilën fushë a disiplinë garon, “kampionët” herët ose vonë, takohen!

Edhe Partia Demokratike i ka dhënë sinjalet e nisjes së parakohëshme të fushatës për zgjedhjet e ardhëshme lokale, kur prej ditësh ka targetuar as më pak e as më shumë, por drejtpërdrejtë kryetarin e bashkisë më të rëndësishme të PS, Erion Veliajn.

Ndërsa LSI, u kujdes që të përçonte nëpërmjet një video të betimit të anëtarëve të forumit të saj rinor, mesazhin e një “lufte” të vërtetë në vitin politik që po nis.

Si është e mundur që për ngjarjen më të rëndësishme të sezonit të ri politik,- që fillon në shtator e përfundon në korrikun e 2019,- “makina elektorale” të ndizet ndërkohë që ajo vetë, është ende në “garazh”. E ta mendosh se për të shkuar në pistën e garës dhe për të pritur hapjen e jeshiles së semaforit, në vijën e nisjes, do të duhen edhe shumë e shumë muaj të tjerë?!

E gjitha kjo, ka një shpjegim fare të thjeshtë. Shqipëria me sa duket, nuk po ia del dot që të çlirohet nga kultura e një vendi, ku klasa politike i ka imponuar qytetarëve të vet, versionin elektoral të vargjeve të njohura;

“Nga fushatat vijmë/

në fushata shkojmë…”

Pavarësisht se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare zhvillohen njëherë në katër vjet dhe ato lokale në mes të mandatit, dy vitet që e ndajnë njërën ditë votimi nga tjetra, kalojnë sipas formulës: Një vit para nis gara për zgjedhjet e radhës dhe një vit pas, komentojmë dhe debatojmë rreth rezultatit të saj. E menjëherë pas kësaj, nisim e meremi me zgjedhjet e vitit pasardhës, e kështu pambarimisht. Duke krijuar psikozën kolektive, të një vendi që jeton, në gjendje elektorale permanente.

Kjo situatë ka qenë deri diku e kuptueshme për 10- 15 vitet e para të postkomunizmit, për shkak të mungesës së traditës pluraliste e demokratike në jetën politike të vendit, derisa të kalonim tranzicionin për tu bërë një demokraci normale.

Por, megjithëse po mbushen tre dekada nga rënia e Murit të Berlinit, nuk po shërohemi dot me sa duket, nga kjo sindromë. Ndaj nuk është çudi, që jehonat e para të zhurmës së makinës elektorale të qershorit 2018, të kemi filluar që ti dëgjojmë që tani. Si indrodukta e një gare, e cila nuk ka për të ndryshuar në formë e në përmbajtje, me ato që kemi kaluar për 27 vjet me radhë.

Next Post
Emigrantët kthehen në vendet ku punojnë, fluks në Portin e Durrësit

Emigrantët kthehen në vendet ku punojnë, fluks në Portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026

Imuniteti i Ballukut, Rama: Do pres raportin. Nuk mund të hyjmë në vallen e dorëheqjeve automatike

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In