• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka ende kohë për të shpëtuar PD!

by Denis Dyrnjaja
13/12/2021 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Deri në 9 shtator 2021 të gjithë në PD ishin në paqe, madje kishte një unitet dhe optimizëm paradoksal, pasi edhe pse kishin humbur zgjedhjet e 25 Prillit dhe Rama kishte marrë një mandat të tretë, uniteti politik rreth Bashës si lider i padiskutueshëm i opozitës ishte më i fortë se kurrë. Pjesë dhe kontributor i këtij uniteti ishte edhe Sali Berisha që se kishte menduar kurrë se me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të përballej me surprizën më të hidhur të karrierës së tij politike, ndoshta më e hidhur edhe se shpallja “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Më 9 shtator Kryetari i PD Lulzim Basha pas komunikimeve konfidenciale me zyrtarë amerikanë, vendosi të largojë nga Grupi Parlamentar i PD, Berishën derisa ai të sqaronte rrethanat me statusin “non grata”, në gjykatën franceze të koneksionit. Edhe pse Basha la të kuptohej se kishte sqaruar personalisht “babain e tij politik” për këtë qëndrim i cili do të prodhonte kosto politike për PD nëse nuk do të ndërmerrej, Berisha e mori këtë vendim si tradhëti personale dhe nisi menjëherë një fushatë politike me bazën kundër Bashës. Ky tur u quajt “FOLTORE” dhe kishte në thelb dy nocione bazike “ndryshimet statutore dhe shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD”. Berisha nisi linçimin politik sipas stilit të tij klasik, ndaj beniaminit të tij që kishte mbrojtur për më shumë se 8 vite në dështimet e tij të njëpasnjëshme në zgjedhje dhe çdo vendim tjetër politik.

Berisha arriti deri në pikën sa ta cilësojë Bashën peng të Kryeministrit Rama dhe opozitën të hapur nga qeveria. Nga ana tjetër Basha u përpoq të përmbahej fillimisht ndaj sulmeve agresive dhe intimiduese, por pasi pa se frekuenca e tyre sa vinte e shtohej, hoqi vetpërmbajtjen politiko/publike duke deklaruar se i gjithë ky aksion i Berishës kishte dhe ka një axhendë personale kundër aleatit strategjik të Shqipërisë dhe PD, SHBA. Nga ana tjetër Berisha aludonte dhe vijon të arsyetojë se shpallja “non grata” është një skenar i organizuar dhe financuar nga strukturat e Sorrosit në Tiranë e Washington dhe kështu babai dhe biri i tij politik u ndanë në llogore në një luftë, fundi I se cilës mund të çojë në shpërbërjen e PD-së. Po pse rrezikon shpërbërjen PD? E thjeshtë për t’u kuptuar sepse pavarësisht se si Berisha dhe Basha flasin në emër të parimeve në thelb kjo është mirëfilli lufta e tyre për të kontrolluar partinë dhe përmes saj pushtetin politik dhe përfitimet që burojnë prej tij. Ata që ishin detyruar nga Berisha të mbështesin dhe brohorisnin e punonin për Bashën gjithë këto vite por se deshën dhe se pranuan kurrë atë si lider brenda vetes, mezi e kishin pritur këtë moment dhe përveç foltores, firmosën pa menduar gjatë edhe për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 Dhjetorit.

Ndërsa një pjesë tjetër e promovuar politikisht nga Basha, por edhe me laps e letër llogarish në dorë, zgjodhën të qëndrojnë pranë tij, për shkak të mbështetjes amerikane që kreu zyrtar i PD-së ka marrë në mënyrë të vazhdueshme. Kështu dashuria hipokrite politike e gjithë këtyre viteve u shndërrua në pak muaj në urrejtje patologjike. Palët tani po zhbëjnë njëra tjetrën me vendime kolegjiale. Kuvendi i mbledhur nga Berisha shkarkoi Kryesinë e PD dhe Kryetarin Lulzim Basha dhe shpalli çdo vendin të marrë prej tyre nul, përfshirë edhe mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Basha më 18 Dhjetor. Ky I fundit u kundërpërgjigj duke mbledhur Këshillin Kombëtar e duke miratuar një rezolutë që nuk njeh asnjë vendim të Kuvendit të Jashtëzakonshëm Kombëtar të mbledhur nga Berisha. Pra tani palët kanë shkarkuar të gjitha opsionet e vendimmarrjes, duke vlerësuar e shpallur si të paligjshme dhe antistatutore njëra tjetrën. Detyrimisht kjo situatë do të zhvendoset në gjykatë. Por sidoqoftë vendimi i gjykatës njëra palë do të dalë e humbur dhe për rrjedhojë humbje do të ketë edhe vetë PD, sepse një pjesë e saj do të shkëputet ose dalë jashtë loje.

Nëse dëgjon Berishën dhe Bashën të dy thonë se aktet, qëndrimet dhe vendimet e tyre po i marrin në të mirë të PD. Por në fakt e vërteta është krejt tjetër. Ata thjeshtë po zhvillojnë një luftë të ashpër për pushtet që po e çon PD në një rrugë pa shpëtim. Por nëse ata vërtetë e duan realisht PD sikurse predikojnë publikisht atëherë ka një rrugë për shpëtimin e saj. Të deklarojnë të dy tërheqjen nga beteja dhe pretendimet e synimet personale. Të japin dorëheqjen. Të ulen në bisedime të krijojnë një grup tranzicioni që të çojë partinë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të vendoset hapja e një gare të madhe për drejtimin e PD-së me kusht që si Basha dhe Berisha të mos jenë më pjesë e kësaj gare. Ata e konsumuan kohën e tyre politike, është koha të prodhohet një lidership i ri me mendësi dhe energji të re, jashtë kulisave meskine. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar PD nëse realisht duan me zemër më shumë partinë se autokracinë. Kjo është vërtetë mundësia e fundit dhe fundi i tik takut të zemrës së një partie politike e cila po vdes në një moshë shumë të re vetëm nga abuzimi i pamëshirshëm me të.

Ka ende dhe pak kohë për të shpëtuar PD, duhet vetëm pak kurajo njerëzore dijlnjotoze! Historia njeh si politikanë të fortë ata që dinë të tërhiqen e dorëhiqen. Basha dhe Berisha kanë një mundësi për ta shkruar historinë me dinjitetin e dorëheqjes, sesa me triumfin e shkatërrimit të partisë.

Next Post
12 banesa të përmbytura nga Vjosa/ Rama zbret në terren, shikon nga afër situatën në Ferras

12 banesa të përmbytura nga Vjosa/ Rama zbret në terren, shikon nga afër situatën në Ferras

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

Rregullat e reja, ja si do të menaxhohet fondi i posaçëm i Lojërave të Fatit

June 26, 2026
PD prek fundin, Berisha po e merr me vete në ‘amëshim’

“Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për tetë ditë”

June 26, 2026
Protestat e fermerëve grekë, vijon për 3 orë bllokimi në aksin Kakavijë–Janinë

Reforma në kufi, miratohet parimi “Një ndalesë-Një verifikim” për pasagjerët dhe mallrat

June 26, 2026
‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

‘Opozitë e shitur’! Protestuesit ndalen para selisë së PD-së, kërkojnë largimin e Sali Berishës

June 26, 2026
Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

Sot, përvjetori i fjalimit historik: 63 vjet nga deklarata “Ich bin ein Berliner” e Presidentit Kennedy

June 26, 2026
Kadilli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: PD nuk mund të ketë kryetar një bixhozçi! Të çlirohemi nga veset

“Protesta nuk është çështje numrash”, Kadilli: Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

June 26, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

“PD do t’i përgjigjet protestuesve”, Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

June 26, 2026
Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

Policia jep detaje për ngjarjen në Kamëz: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

June 26, 2026
“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

“Qeveria duhet të dëgjojë kërkesat racionale,” Minxhozi: Protesta ka krijuar presion, por nuk po prodhon alternativë përtej PS dhe PD

June 26, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Po cili sovran?

June 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In