• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka emra që nuk i njihja”/ Reja: Në Francë mund të bëjmë surprizën, me Islandën deçizive

by Java News
31/08/2019 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja doli këtë të shtunë në një konferencë për shtyp ku pasi publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar foli për 2 ndeshjet e radhës ndaj Francës dhe Islandës.

Sfidën ndaj skuadrës ishullore, Reja e cilësoi deçizive por trajneri italian u shfaq optimist edhe për takimin ndaj gjelave duke nënvizuar se futbolli ka shumë të papritura dhe se Shqipëria mund të marrë një rezultat pozitiv ndaj Francës. Reja foli edhe për individë që janë dhe nuk janë pjesë e këtij grumbullimi, si Manaj, Kumbulla, Gjasula e Çekiçi.

Falja? “Kërkoj ndjesë për intervistën e fundit për pyetjen me 3 mbrojtës, nuk e kisha kuptuar. Ndodh me raste pas ndeshjeve që të jesh në këto situata ndaj kërkoj edhe një herë falje për situatën që nuk do të ndodhë më.

Skuadra? “Duke kaluar te skuadra ka ndonjë risi se ka emra të rinj që nuk i njihja por ju po, janë lojtarë të rinj që kanë shpërthyer në arenën ndërkombëtare por unë nuk i njihja”.

Manaj-Gjasula? “Për shembull është Manaj apo Gjasula i cili vitin e kaluar fitoi kampionatin e tani e nisi titullar. Një lojtar me karakteristika që mund të na ndihmojë në mesfushë dhe fizicitet. Është Binaku që ka qenë më para. Pastaj janë në listë pritje shumë lojtarë, them Seferin që ka shpërthyer në këtë sezon por në krahasim me të tjerët është në këtë moment më

Kumbulla? “Kumbulla mbase nuk është 100% i pjekur si lojtarë, por do t’i japim minuta dhe do ta ndjekim deri në fund.

Bare? “Do doja të shihja në ekip Baren, i cili ka qenë përpara me ekipin e tij dhe do ta kemi në vëzhgim me kombëtaren”.

Lojtarët e rinj? “Kemi thirrur shumë lojtarë të rinj në këtë listë. Federata më ka dhënë detyrë të bëjë sa më mirë, por edhe të sjellim lojtarë të rinj. Kemi lojtarë të Shpresave që kanë qenë më përpara. Jemi të fokusuar në dy ndeshjet me Islandën dhe Francën, por do të kujdesem edhe për lojtarët e rinj”.

Çekiçi? “Është një lojtar që po e ndjekim se ka shënuar dhe ka rendiment. Në këtë moment unë kam thirrur lojtarë që unë i njoh. Atë nuk e njoh shumë mirë. Kam përzgjedhur lojtarë për t’i vlerësuar edhe nga ana fizike për t’u përballur me  skuadra si Franca dhe Islanda , por do të therrasim edhe lojtarë të rinj”.

Pritshmëritë? “Luajmë kundër një ekipi me futbollistë të mëdhënj. Ne shkojmë për të vendosur në vështirësi Francën dhe duam të bëjmë paraqitje të mira. Ne mund të përsërisim paraqitjet e mira me Francën. Shpresoj të marrim,  dhe rezultat me kampionët e botës. Në ndeshjen ndaj Islandës luajtëm shumë mirë, patëm rënie ndaj Moldavisë dhe tani duhet të rikthehemi me paraqitje të mira”.

Deschamps dhe Franca? “Francën e njohim, por nuk e di me çfarë sistemi do të luajnë. E dimë se janë shumë më të fortë se ne, por duhet të bëjmë paraqitje të mirë  dhe t’i vendosim në vështirësi. Nuk mund ta them se si. Duhet të zbresin në fushë lojtarët më të mirë fizikisht”

Lojtarët dhe merkatoja? “Jam i shqetësuar pak, pasi disa kanë luajtur, disa jo. Disa nuk janë me ekipe, nuk jemi të vetmit, pasi kanë kanë dhe ata disa futbollistë që nuk kanë minuta në këmbë. Më vjen mirë që ai na vlerëson dhe ka thënë se jemi ekip i fortë ddhe do të jetë një ndeshje e kmpilikuar. Do mundohemi të marrim maksuimumin”.

Mungesat e Francës? “Mbappe sigurisht që është lojtar më cilësi. Po atje mjafton të mbyllësh sytë e janë të gjithë të fortë se kanë ekapërincë ndërkombëtare. Ne duhet të shkojmë të bindur por jo të hyjmë në fushë me frikë. Janë ata 11 e ne 11 të luajmë ndeshjen”.

Pikët në këto ndeshje? “ Nuk kemi të njëtat shanse në të dyja ndeshjet. Duhet të dalim me fitore me Islandën dhe të përmirësohemi në renditje. Askush nuk e priste që Turqia të fitonte ndaj Francës, pse mos të marrim dhe ne pikë. Ndaj Islandës nuk duhet të gabojmë se i kemi kundërshtar direkt”.

Qëndrimi i skaudrës? “Më ka pëlqyer qëndrimi i disa lojtarëve që kanë punuar me një motivim të lartë. Dua që djemtë e mi të kenë dhënë 100% të energjive të tyre dhe duhet të punojmë të gjithë në të njëjtën rrymë. De Biazi ka bërë shumë mirë me grupin e tij dhe nuk e di nëse do arrijmë sukseset e atij grupi do të mundohemi të bëjmë dhe ne të njëtën gjë.

Ndeshja e 2016-ës? “Është e vërtëtë në 2016-ën me Francën, Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë në çdo nivel. Ne jemi në fazë ndërtimi, kemi ndryshuar module dhe lojtarë. Shpresoj që të bëjmë mirë dhe besoj që në Francë të marrim një rezultat pozitiv. Mbetet për t’u parë se si do të përgjigjen lojtarët, pasi dëshira është e madhe”.

Basha? “Ai ka qenë lojtari i parë që kam njohur, pasi kam shkuar në Greqi për Kaçen dhe Mihajn. Ai ka pasur një disponueshmëri të paparë për të më ndihmuar. Ai e kishte kuptuar gjendjen jo të mirë me Panuçin. Normalisht me moshën që ka, prioritet është familja, duhet të filloj ta shikojë të ardhmen në një mënyrë tjetër, ashtu si unë duhet të punojë me disa lojtarë të rinj. Më ngelet ta falenderoj për ndihmën dhe shpresoj që Federata ta marrë parasysh ndihmën e tij”./Supersport

Next Post
VIDEO+FOTO/ Nuk ka qetësi në Hong Kong, protestuesit “pushtojnë” qendrën e qytetit

VIDEO+FOTO/ Nuk ka qetësi në Hong Kong, protestuesit “pushtojnë” qendrën e qytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In