Çudira nga më të ndryshmet ndodhin në transportin publik në Tiranë, ku përveçse “pre” e ngacmimeve janë femrat.
Tashmë dhe djemtë e rinj kanë filluar të shprehin shqetësime të tilla. Një rast i tillë është denoncuar sot në “Jeta osh qejf”.
Një djalë 21 vjeç ka kaluar një situatë të sikletshme në autobuzin e ‘Unazës”, ku sipas tij një burrë rreth të 40-ave e ngacmoi duke e prekur në organin gjenital. I riu fillimisht kishte menduar se ndoshta ishte një veprim i pamenduar si pasojë e ngjeshjes së njerëzve në urban, por jo. Veprimi u përsërit edhe një herë tjetër, ndaj dali i ri nuk është përmbajtur dot e ka reaguar.
Mesazhi
Përshëndetje. Unë jam një djalë 21-vjeç. S’ka as 15 minuta që në autobusin (të mbushur plot) e Unazës një burrë rreth të dyzetave më ngacmoi në organin gjenital. Mendova se ishte aksidentale prej tejmbushjes dhe u largova pak, por ai më preku prapë. Ia shtyva dorën edhe i thashë “bëje edhe një herë edhe ta këpus krahun, pis”. Më tha “Më fal” edhe mu largua po nuk zbriti. Tani sado që më vjen zor për veten, se është turp i Zotit, po e bëj publike që ta shohin e ta njohin njerëzit. Rrezik ka dhe familje ai. Kulmi! Ne s’jemi as femra, se për fat të keq femrave u ndodhin këto gjëra. Ça të ruajmë më parë, portofolin apo l*qet. Dyshoj se ishte i shoqëruar me një moshatar se po më shikonte nga larg. Për Zotin është turp i madh të ndodhin këto gjera. Mund ta kisha rrah aty në vend po fëlliqja publike është më e mirë, mendova./a.k