Një grua në Emiratet e Bashkuara Arabe ka kërkuar divorcin sepse burri i saj tregon “dashuri të tepruar” duke e ndihmuar me punët e shtëpisë dhe duke e “mbytur” me dhurata.
Gjithashtu, ajo i tha një gjykate në Fujairah se bashkëshorti nuk zihet me të, nuk i bërtet kurrë dhe është gjithmonë i sjellshëm.
Këto karakteristika të burrit të saj ia kanë bërë “jetën Ferr” dhe kjo është arsyeja që ajo kërkon të ndahet pas një viti martesë.
Madje, ajo ka treguar edhe një rast kur iu ankua burrit se kishte shtuar në peshë dhe ai menjëherë nisi një dietë drastike dhe të bënte ushtrime.
“Jam e etur për një ditë me sherr, por kjo është e pamundur me burrin tim romantik, i cili gjithmonë më fal dhe më mbush me dhurata”, mësohet të ketë thënë gruaja arabe. /l.m