• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka dëshmuar një marrëdhënie jo të mirë me…”/ Nano për librin e Bashës: Po të isha në vend të tij do kisha pajtuar dikë ta shkruante, s’është turp

by Java News
23/03/2021 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikimin e librit të kreut të partisë Demokratike Lulzim Basha, të titulluar “Misioni im” analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si ngjarje jo të zakonte dhe lajm të çuditshëm.

Nano u shpreh se Basha ka dëshmuar një marrëdhënie jo të mirë me librin, ndërkohë që shtoi se po të ishte në vend të tij do të kishte pajtuar dikë për ta shkruar atë.

“Ka ndodhur një gjë shumë e pazakontë, jashtëzakonisht e pazakontë. Dhe mos mendoni se ka zbritur ndonjë UFO. Diçka edhe më e pazakontë ka ndodhur: Ka shkruar libër Lulzim Basha. Është lajm i çuditshëm, por besoj do të shuhet shpejt. Është një libër i shkruar thjeshtë, si i shkruar nga një gjimnazist”, u shpreh Nano.

Ta nisim me atë që mund ta quajmë lajmin e ditës, librin e zotit Basha të titulluar “Misioni im”. Disi e papritur të shohim zotin Basha që promovon libër apo jo?

Absolutisht nuk është e zakontë. Nëse do të isha reporter, këtë lajm do ta formuloja kështu: Një lajm i çuditshëm ka ndodhur sot në Tiranë, një lajm shumë i çuditshëm. Mos kujtoni se ka zbritur ndonjë UFO në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ndodhur një gjë edhe më e çuditshme, Lulzim Basha ka shkruar libër.

Po pse ju duket kaq çudi kjo gjë?

Sepse mendoj që ai nuk e shkruan dot një libër dhe nuk është turp, ka shumë politikanë, për mua mbi 90% e politikanëve në botë nuk shkruajnë libra, zakonisht marrin njerëz të tjerë që ua shkruajnë. Nga ana tjetër më ka dëshmuar se ka një marrëdhënie të vështirë me letërsinë dhe në përgjithësi me artin. Ka vetëm një referencë që i mabj mend, që e ka bërë nga letërsia botërore, nuk i është referuar, Konicës, kadaresë apo Fishtës, asnjëherë. Vetëm një herë i është referuar Shakespeare, duke iu drejtuar Metës duke i thënë “ti je tregtar i Venedikut”, ia tha me përbuzje, ndërkohë që tregtari i Venedikut është personazh pozitiv, një nga më pozitivët në letërsinë.

Pra, ju keni dyshimet tuaja se e ka shkruar vetë këtë libër?

Jo, unë nuk e kam lexuar. Nga stili që pashë mund ta ketë shkruar edhe vetë sepse ishte stil i thjeshtë. Por po të isha në vend të tij do kisha pajtuar dikë ta shkruante, nuk është turp. Ai bën mirë të jetë transparent në këtë pikë, se kush e ka shkruar, por unë besoj se e ka shkruar vetë bazuar tek stili. Por nëse nuk e ka shkruar vetë, mund ta thotë, nuk ka ndonjë problem.

Ka ndonjë mision politika shqiptare, nisur nga fakti që ka lënë çdo gjë përgjysmë në këto 30 vite pluralizëm ose e ka bërë keq le të themi?

Po ka një mision, të riparohen ato që janë bërë keq, ky është mision i rëndësishëm. Këtu është nevoja e misionarëve, ka nevojë për mision.

Si qasje marketingu ky libër a zëvendëson atë mungesë programi që ka Partia Demokratike?

Jo nuk besoj, por kjo mund të luajnë një rol, është shndërruar edhe në shoë. Ka pasur shumë portale që kanë shkruar për të. Është lajm i çuditshëm, por besoj do të shuhet shpejt. Është një libër i shkruar thjeshtë, si i shkruar nga një gjimnazist.

Tre politikanë kryesorë janë që kanë shkruar libra që kanë pasur jehonë politike, Edi Rama, Ben Blushi dhe së fundmi vetë zoti Basha. Zoti Nano, Berisha dhe Meta që janë të brezit të parë të pluralizmit nuk kanë as kujtime. Pse mendoni ju se është kjo qasje e tyre ndaj publikut?

Besoj që të dy nuk e kanë çuar në mendje ta bëjnë këtë, Berisha madje edhe e ka deklaruar. Berisha për arsyet e veta ose ndoshta nuk di të shkruaj, është njeri i lexuar, por kur vjen puna tek pena nuk e ka të tijën, nuk është njeri i penës, i stilit. Meta më pak se Basha ka lidhje me librin dhe besoj është i vetëdijshëm. Ai e di që ka lidhje pothuajse lidhje zero dhe nuk tenton fare.

Meqënëse thatë që zoti Veliaj është pasardhës i zotit Rama. Shihni zotin Veliaj që në të ardhmen të prezantohet edhe ai me një libër?

Nga Veliaj do ta prisja. Ai ka qenë i apasionuar pas Obamës dhe librin e tij ia kam parë edhe në dorë më shumë se një herë, ia kam parë në zyrë, e ka pasur si idhull, nëse e ka idhull besoj do ti ngjajë edhe në këtë pikë. Nga ai e pres ta bëjë një gjë të tillë. Jo se di të shkruajë por ka mësuar efektin që kanë librat para fushatës elektorale dhe post edhe pasi kanë lëshuar postin.

Next Post
Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”/ Meta: Premtoj se pas 25 prillit shqiptarët do vendosin vetë për çështjet e rëndësishme

Shembja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”/ Meta: Premtoj se pas 25 prillit shqiptarët do vendosin vetë për çështjet e rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

September 15, 2026
Putin shtyn një samit të rëndësishëm për shkak të kërcënimit të dronëve ukrainas -

Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës dhe qindra mijëra viktimave në front!

September 15, 2026
Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

September 15, 2026
Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

September 15, 2026
“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

September 15, 2026
Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

September 15, 2026
NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

September 15, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

September 15, 2026
Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

Nga interpelancat me 5 ministra, tek votimi i draftit për pagat e magjistratëve! Çfarë pritet në seancën e së enjtes në Kuvend, zbardhet rendi

September 15, 2026
Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com