• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka bërë fushatën e Rakipit”, Kruja për akuzat e Bardhit: Basha të mos nxjerrë ‘dylbera’ në konferencë

by A R
11/11/2021 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në ‘Syri’, ish-deputeti i PD Kletis Kruja ka zqaruar akuzat në drejtim të tij nga Gazment Bardhi, se ka punuar për shtabin e djalit të Aqif Rakipit, në zgjedhjet e 25 prillit.

Kruja nuk ka kursyer as fyerjet nga Sekretarit të Përgjithshëm të PD, teksa ka sqaruar foton me Rakipin.

Kruja: Për sa i përket fotos, kjo është një foto që ka dalë, ridalë e stërdalë, e stërpërdorur në media, e para shumë vitesh. Aty jemi diku në Bllok duke pirë një kafe. Nuk jam fare i surpizuar nga ky sulm. Tashmë prej shumë vitesh, një prej arsyeve se pse PD është këtu ku është sot, është sulmi ndaj ish-eksponentëve, që për arsye të kundërshtive të tyre për mënyrën e drejtimit të PD nga Basha dhe enturazhit të tij, janë shprehur, sidomos në 4 vitet e fundit, kanë kritikuar dhe anatemuar lidershipin e Partisë Demokratike dhe kanë thënë me fakte se ku do të përfundojë kjo parti. Unë nuk jam as i shqetësuar as i suprizuar se jam armik i hershëm dhe nuk më impresionon si akuzë.

Unë kam hyrë në PD në moshën 15 vjeçare, sipas statutit të FRPD. Nuk jam ndarë asnjëherë nga PD duke iu afruar 30 vite në këtë parti, ku 4 vitet e fundit si anëtar i thjeshtë për shkak të mos lejimit nga liderishipi aktual i PD. Njerëzit që kanë sakrifikuar, kanë milituar, kanë bërë gjithçka për atë parti, sot i gjykon një njeri që ska asnjë lidhje me atë parti dhe aq më tepër Sekretari i Përgjithshëm, që sigurisht po të vish nga rruga dhe të bëhesh numri 2, ashtu do flasësh.

Është situatë shumë qesharake tentojnë të ngrejnë dhe zërin dhe tentojnë të ngrenë dhe zërin dhe të dalin në tonalitete që nuk i kanë natyrale bëhet edhe më qesharake trajtimi i çështjes.

Kjo çështje është e demokratëve. Së pari këta që kanë arritur deri aty sa të akuzojnë Sali Berishën se po ndihmon Edi Ramën, pas kësaj të gjithë ne mund të presim akuza nga më të ndryshmet.

E dyta, kontributin tim në PD e dinë demokratët më njofin edhe mua edhe atë që nuk di si ta quaj, se këto përcaktimet gjinore nuk jam i qartë, por na njofin të dy.

Do them diçka dhe nuk do merem më me këtë çështje, më ka akuzuar si eksponent politik. Pra eksponentët politik bëjnë fushatë dhe dalin me qëndrime publike, me dalje publike nëpër media, me pjesëmarrje në takime elektorale.

Nëse më gjeni një qëndrim publik në favor të një kandidati tjetër të një partie tjetër, apo nëse më gjeni një pjesëmarrje në mitingjet e një partie tjetër dhe jo PD, unë tërhiqem nga jeta politike, kam aq burrëni.

Dua ti drejtohem kryetarit Basha se nëse do që të dalësh dhe artikulosh të tilla akuza ndaj meje personalisht, se njihemi shumë mirë me njëri tjetrin kemi qënë bashkëpunëtor, edhe në fushatën e tij për Bashkinë e Tiranës, pasi kam qënë drejtues kryesor i fushatës në zgjedhjet e 2011, kam qënë sekretar i degës së PD, kam qënë drejtues politik për rezultatin që morëm, po ja them publikisht nga televizioni juaj, se nëse do të artikulojë të tilla akuza për personin tim apo për të tjerë figura, të dali vetë dhe mos të na nxjerrë të tillë dylbera në konferenca shtypi.

/a.r

Next Post
Kokalari, e sinqertë: Po fitoi Berisha, do vij të hap biznes në Shqipëri!

Kokalari, e sinqertë: Po fitoi Berisha, do vij të hap biznes në Shqipëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In