• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ka ardhur ora e Brexit

by A R
02/04/2019 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me mundësinë e Brexit vetëm dy javë larg, shumica e votuesve britanikë dhe anëtarëve të parlamentit janë ende në errësirë. Fatkeqësisht, interesant kombëtare tashmë ndodhen në një nivel më të ulët në krahasim me obsesionin ideologjik dhe ambiciet e lidershipit të disa prej anëtarëve të kabinetit të kryeministres Theresa May.

Nga Chris Patten

Dëshironi të dini se çfarë po ndodh sot në politikën britanike në debatin e madh për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian?

Bashkojuni klubit. Me mundësinë e Brexit ndoshta vetëm dy javë larg, shumica e votuesve britanikë janë në errësirë. Njësoj janë edhe anëtarët e Parlamentit.  Ashtu është edhe ai milion njerëz, duke përfshirë tri vajzat e mia dhe tre nga nipërit e mbesat e mia më të rritur, të cilët së fundmi marshuan në Londër për të protestuar kundër Brexit. Dhe njësoj janë edhe gjashtë milionë njerëzit që kanë nënshkruar një peticion, duke bërë thirrje qeverisë për të qëndruar në BE.

Prandaj nuk është e habitshme që gjatë udhëtimeve të mia këtë muaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irlandë në Azinë Juglindore dhe më pas në Tokio, të gjithë dukeshin shumë të zhgënjyer për mënyrën se si Britania u zhyt në një krizë të tillë të dëmshme.

Britania gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të çrregullt me ​​BE-në. Ne ishim një pretendent ngurrues, por kemi lulëzuar si një anëtar i saj. Kemi qëndruar jashtë gjërave që nuk na pëlqejmë, siç është euroja dhe zona Shengen për udhëtimin pa viza. Ne përkrahëm tregun e vetëm, si dhe zgjerimin e BE-së në Europën Qendrore dhe Lindore pas rënies së Paktit të Varshavës. Zakonisht, ishim mbështetësi kryesor për politika më liberale ekonomike dhe tregtare dhe kemi një treg pune më fleksibël se çdo shtet tjetër anëtar përveç Holandës.

Pavarësisht këtyre sukseseve, kundërshtimi ndaj BE-së u rrit dhe u përplas me të djathtën e politikës britanike. David Cameron, ish-kryeministri konservator i Britanisë, mendoi se mund të menaxhonte nacionalistët e krahut të djathtë në partinë e tij duke ofruar një referendum mbi anëtarësimin në BE. Ky ishte një veprim i pamatur.

Cameron humbi me një diferencë të vogël, pjesërisht për shkak të shqetësimeve të votuesve për emigracionin – edhe pse shumica e emigrantëve afatgjatë në Britani të Madhe vijnë nga jashtë Europës. Fushata e referendumit u karakterizua nga iluzioni dhe mashtrimi: iluzioni se do të ishte e lehtë të distancoheshim nga BE-ja pa ndonjë dëm dhe mashtrimi rreth përfitimeve të supozuara që do të kishim pasi të dilnim nga BE-ja.

Ekzistojnë tri arsye kryesore për rrëmujën aktuale, të cilat mund të shpjegohen thjesht.

Së pari, pjesë të mëdha të Partisë Konservatore kanë përqafuar nacionalizmin anglez. Ndërsa aktivistët konservatorë janë bërë gjithnjë e më të vjetër, kështu që, ashtu si republikanët në SHBA, ata janë bërë më ekstremë. Si një ish-kryetar i partisë, shikoj me tmerr se si fanatikët hakmarrës që ndjekin deputetët e moderuar konservatorë në mënyrën e ideologëve të Partisë Republikane. Nëse Partia Konservatore humbet të moderuarit e saj, ajo do të humbasë zgjedhjet.

Së dyti, referendumet janë një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj sistemit tradicional demokratik të Britanisë. Ata janë një devijim binar dhe ndarës nga një kushtetutë që mbështetet në besimin se deputetët  u detyrohen votuesve të tyre që të gjykojnë më mirë për interesin kombëtar. Ndërgjegjet e tyre të informuara nuk janë në pronësi të atyre që votojnë për ta. Demokracia plebishitare është ndryshe nga demokracia parlamentare. Megjithatë, një votim i ngushtë “pro largimit” pothuajse tre vjet më parë trumpeton atë që mendon tani parlamenti, edhe pse sondazhet e fundit tregojnë se një shumicë në rritje e votuesve dëshiron të qëndrojë në BE.

Së treti, qeveria e kryeministres Theresa May e caktoi datën e daljes nga BE-ja para se të përpiqej të zhvillonte një konsensus për mënyrën se si duhet të jetë marrëdhënia jonë e ardhshme me Europën. Mos harroni, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dërgon pothuajse gjysmën e eksporteve të saj në BE, më pak se 10% e eksporteve të BE27 shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

May më pas u përpoq dy herë të miratonte marrëveshjen e vet me të meta të largimit nga BE-ja në Parlament dhe u mposht në të dyja rastet. Me vetëm disa javë kohë, Parlamenti tani po përpiqet të gjejë një marrëveshje kompromisi që do të kënaqte shumicën e deputetëve dhe 27 vendet e tjera anëtare të BE-së, durimi i të cilëve nuk është i pakufishëm.

Nëse deputetët miratojnë një plan alternativ, çështja do të jetë nëse May është e përgatitur të pranojë marrëveshje të tillë dhe ta paraqesë atë në BE. Nëse ajo nuk është e përgatitur, kjo do të provokonte një krizë të madhe kushtetuese dhe ndoshta do të shkaktonte edhe zgjedhje të përgjithshme.

May është bërë çdo ditë e më e dobët dhe autoriteti i saj ka rënë. Më 27 mars, në një përpjekje përfundimtare për të fituar mbështetje për marrëveshjen e saj të daljes nga BE-ja, May premtoi të jepte dorëheqjen nëse Parlamenti e miratonte atë. Por edhe kjo nuk duket se i bindi kritikët konservatorë të krahut të djathtë të May që t’i vinin asaj të ndihmë, ndërsa Partia Bashkimi Demokratik e Irlandës së Veriut, në të cilën qeveria e saj varet për të siguruar shumicën e saj parlamentare, vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen e saj. Interesi kombëtar zë një vend më të ulët në krahasim me obsesionin ideologjik dhe ambiciet e lidershipit të disa prej kolegëve të qeverisë së Theresa May.

Koha nuk premton. Britania ka nevojë për lidership parimor dhe të guximshëm. Ekziston një proverb i vjetër anglez që thotë, “Kur vjen ora, vjen edhe burri” – ose, sigurisht, gruaja. Le të shpresojmë që kjo të jetë e vërtetë edhe në ditët e sotme.

Project Syndicate- The Brexit Hour Has Come

Next Post
Kalvari pas hekurave/ 26 shqiptarë të vdekur në dy vite në burgjet greke, 4 brenda një muaji

Kalvari pas hekurave/ 26 shqiptarë të vdekur në dy vite në burgjet greke, 4 brenda një muaji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In