• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

by A. Q
29/09/2026 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë të sistemit politik dhe jo thjesht për një rotacion të forcave në pushtet.

Kështu u shpreh sot në emisionin Off the Record në A2 CNN, kreu i LZHK-së Dash Shehi, i cili shpresën për ndryshim e shikon tek Europa dhe integrimi i vendit në BE.

“Ka ardhur dita për ta ndryshuar këtë sistem politik. Jo thjesht një rotacion, të iki ky e të vihet një tjetër, se këto janë vazhdim i të njëjtës skemë. Vetëm kështu Shqipëria mund të fillojë një rrugëtim të ri. Do të bëjmë do të bëjmë luftë edhe për ta ndryshuar sistemin. Këto zgjedhjet që janë këtu janë një test. Dhe do shikojmë sa do reagojë kjo popullata jonë”, u shpreh ai.

Shehi tha se vetërregullimi i sistemit nuk mund të vijë pa një ndryshim të madh që buron nga politika dhe shoqëria.

“Kjo rregullohet me një përmbysje të madhe që buron nga politika. Unë nuk them se këtu do bëhet republika e prokurorëve se urojmë që jo. Po uroj që të gjithë këto që po ndodhin të shtyjnë forcat e reja politike, njerëzit e progresit a mendojnë që ka ardhur dita për ta ndryshuar këtë sistem politik. Jo thjesht një rotacion, të iki ky e të vihet një tjetër se këto janë vazhdim i të njëjtës skemë. Edhe vetëm kështu them, mund që Shqipëria mund të fillojë një rrugëtim të ri”, vijoi politikani.

Sipas tij, problemi nuk lidhet vetëm me praninë e grupeve kriminale, por edhe me faktin që një pjesë e shoqërisë e ka pranuar korrupsionin si mënyrë jetese.

“Nuk është më çështje që në Shqipëri ka 10 grupe kriminale, se ka 100. Puna është që edhe një pjesë e shoqërisë është korruptuar, pranon korrupsionin si gjë normale, pranon si mënyrë jetese dhe nuk reagon”, tha Shehi.

Sipas tij, kontrolli dhe standardet europiane mund të ndikojnë në forcimin e institucioneve shqiptare dhe vendosjen e rregullave më të forta.

“Kam një shpresë te Europa. Sa më shumë i afrohemi Europës, edhe me këtë derexhe që jemi, e quaj të mundur që do sistemohen ca gjëra. Pse? Po marr policinë. Po të vijnë ata inspektorët e këtyre atje, nuk mund të ndodhë kjo. Do vihen ca rregulla. Duke pasur një kontroll që është superior, se këto që kanë qeverisur Shqipërinë e kanë qeverisur si individ, jo nëpërmjet institucioneve. Do fillojnë të kenë një valencë institucionet. Më mirë se kaq. Prandaj kam një shpresë tek Europa”, u shpreh ish-deputeti.

Duke sjellë si shembull rastin e Bullgarisë pas anëtarësimit në BE, Shehi tha se institucionet europiane mund të vendosin standarde edhe për emërimet politike në vendet anëtare.

“Kur hynë bullgarët në Europë që ishin si puna jonë pak a shumë sot, ishte një deputete që kishte burrin në burg, një ndërtues nga ato të mëdhenjtë, siç kemi ne këtu sa të duash. Dhe për ta shpërblyer atje, çuan këtë zonjën për komisionere në Europë. Po çfarë i thanë ato zonjat atje?  Juve ju takon me sjellë një komisioner, po nuk do sillni këtë zonjën këtu, se ne nuk ulemi me këtë zonjën këtu tha me një rresht. Dhe u detyruan bullgarët e çuan një dikë tjetër”.

Next Post
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com