• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ka ardhur koha që vaksinat anti-COVID të bëhen të detyrueshme

by Java News
08/07/2021 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Julian Zelizer, CNN

Ka ardhur koha që vaksinat kundër koronavirusit të bëhen të detyrueshme. Vaksinat kanë treguar se janë efektive por shkalla e infeksionit po përkeqësohet në popullatat e pavaksinuara. Varianti Delta na ka treguar se pavarësisht se pandemia është zbehur në pjesën më të madhe të vendit,  është ende mes nesh.

Presidenti Joe Biden u ka bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen. Guvernatorët po u luten banorëve të shteteve të tyre të mos hezitojnë dhe të vaksinohen të gjithë.  Për shumë njerëz, vaksinimi është një zgjidhje dhe jo i detyrueshëm.

Nxitjet, nga lotaritë miliona dollarëshe deri tek biletat e bejsbollit për të marrë një dozë janë të gjitha pjesë e paketës. Ndërkohë qeveria u ka premtuar banorëve se të gjithë do të kenë mundësi të vaksinohen, raporton abcnews.al

Biden dhe liderët e tjerë politikë duhet të fillojnë të mendojnë për të mirën e kolektivit dhe jo vetëm për të drejtat e individit. Pasi kjo nuk është një lëvizje drejt socializmit.  Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar gjithmonë qytetarëve që të marrin pjesë në programe që janë pozitive për ta.

Sipas ligjit të sigurimeve shoqërore që u krijua në 1935, të gjithë punëtorët industrialë duhet të paguanin taksa për të financuar pensionet për të moshuarit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një sistem i taksës mbi të ardhurat në masë dhe një program i Shërbimit Përzgjedhës ishin thelbësore për të mposhtur kërcënimin global të fashizmit.

Amerika përdori taksat për të paguar për një sistem autostradash ndërshtetërore në 1956 që u dha mundësi komuniteteve të zhvendoseshin në të gjithë vendin. Në nivelin shtetëror dhe lokal, qeveria u ka kërkuar studentëve të marrin vaksinat e shytave, fruthit etj  nëse duan të studiojnë në shkollat amerikane.

Individët duhet të kalojnë testet dhe të marrin licencën nëse duan të ngasin makinën, në mënyrë që të gjithë në rrugë të jenë sa më të sigurt. Detyrimet kolektive kanë qenë gjithmonë pjesë e asaj që në fakt e bën Amerikën një vend të shkëlqyer.

Nëse duam të rikthejmë normalitetin mbi një bazë afatgjatë, të rigjallërojmë ekonominë tonë, të krijojmë mundësi për të gjithë dhe të jetojmë në një shoqëri ku ne dhe të dashurit tanë jemi të sigurt, të shëndetshëm dhe të lumtur,  të gjithë duhen të vaksinohen.

Detyrimi civil është një partner i rëndësishëm për të drejtat individuale. Me pandeminë, lidhjet midis këtyre dy elementeve të kulturës  politike këto janë  bërë edhe më të qarta.

Nëse nuk insistojmë në hapat e nevojshëm për të mbajtur nën kontroll me të vërtetë Covid-19, dhe të shmangim që spitalet të mbingarkohen sërish, individët në Amerikë nuk do të jenë në gjendje të kërkojnë të drejtat e tyre.

Gjatë fundjavës së katërt të korrikut, pjesa më e madhe e vendit shijoi shijen e ëmbël të asaj që mund të ishte jeta post-pandemike. Ne nuk duhet të bëjmë hapa pas dhe varianti Delta po na tregon se kjo gjë mund të ndodhë.

Vaksinimi duhet të jetë në zemër të agjendës së shëndetit publik. abcnews.al

Next Post
“E pajustifikueshme mungesa e etikës së policëve me qytetarët”/ Rama takim me drejtuesit e uniformave blu: ‘Rikonstruktimi’ edhe në nivel komisariatesh

"E pajustifikueshme mungesa e etikës së policëve me qytetarët"/ Rama takim me drejtuesit e uniformave blu: ‘Rikonstruktimi’ edhe në nivel komisariatesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In